• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti merr fitoren e parë në kampionat: Rexhepi eviton turpërimin me goleadë për Skënderbeun

-Instant, Sport, Video



I kishte shkuar pranë në dy momente, por tani Kastrioti provon tre pikët e para në kampionat dhe largohet nga vendi i fundit i renditjes, duke futur nga ana tjetër në telashe Skënderbeun. Të besuarit e Ndreut kanë mposhtur 2-0 Skënderbeun, në javën e pestë të kampionatit, por ndeshja mund të kishte përfunduar me goleadë, duke parë dominimin e skuadrës krutane, nëse nuk do të kishte qenë për portierin e korcarëve Rexhepi.

Të bindur se nuk mund ta gabonin këtë ndeshje, lojtarët e Ndreut u treguan agresivë, duke e vënë në vështirësi të madhe kundërshtarin që në momentet e para. Ajzai mungoi në impaktin me topin në minutën e 10, ndërsa më pas, Mëllugja, Greca e Prodani ndalen të gjithë nga portieri Rexhepi, që mbajti të tijtë në lojë edhe për pjesën e dytë.

Krutanët vazhduan të dominojnë por u përplasën vazhdimisht me portierin kundështar. Ajazi nuk fitoi dot duelin e minutës së 52, por në të 65 më në fund krutanët kaluan përpara. Arbër Basha arriti ta dërgojë topin pas shpinës së Rexhepit, duke i dhënë injektimin e moralit krutanëve, që shpejtuan edhe ta mbyllin historinë, duke dyfishuar në minutën e 84, me të sapo futurin në fushë, Rami. Kastrioti arrin kështu fitoren e parë në kampionat, ndërsa Skënderbeu vazhdon krizën e rezultateve duke mos e provuar ende shijen e fitores këtë sezon e duke u pozicionuar në zonën e rënies nga kategoria, me 3 pikë vetëm një më shumë se Laci i vendit të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *