• |
ide | kryesore

Zidane i thotë ‘jo’ Newcastle: tekniku pret Francën ose PSG

-Instant, Sport



Paratë zgjidhin një pjesë të madhe të gjërave, por jo gjithcka. Po e provon më së miri Newcastle, që pas ardhjes së fondit të fuqishëm saudit, vazhdon të inkasojë refuzimin e emrave të mëdhenj, me të cilët drejtuesit e rinj të Magpies synojnë të ndryshojnë sezonin dhe të vihen menjëherë në zbatim të planeve të tyre të mëdha. Pasi dështoi me Rodgers e Conte, tani klubi anglez ka marrë edhe refuzimin e Zinedine Zidane, që i ka thënë jo thirrjes së Newcastle. Ish-tekniku i Real Madrid, në fakt, synon të ulet në pankinën e Francës ose të Psg.

Situatë e ngjashme për Magpies është edhe në frontin e lojtarëve, deri tani asnjë emër i madh nuk ka pranuar të mbështesë projektin e sauditëve, edhe pse pronarët e rinj të Newcastle nuk heqin dorë, duke shënjestruar tani Niklas Sule. Mbrojtësi do të largohet në verë nga Bayern Mynih pas vendimit për të mos rinovuar kontratën në skadencë në qershor dhe Newcastle ka nisur menjëherë kontaktet, për të bërë një goditje të rëndësishme, ndonëse këtë herë pa para, por me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *