• |
ide | kryesore

Demokrati-Berishës: Fatos Nano na solli të paudhin Edi Rama, ti na solle Lulin që shkatërroi PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në “Foltoren” e Dibrës, një demokrat i tha Sali Berishës se ai bashkë me Fatos Nanon i kanë borxh shqiptarëve.

“Dy personazhe iu kanë një detyrim të madh shqiptarëve. I pari është Fatos Nano që na solli të paudhin Edi Rama, që është bërë sulltan dhe s’ka lënë gjë i bërë vendin. I dyti jeni ju zoti Berisha, që na solle Lulzim Bashën. Ai e shkatërroi Partinë Demokratike. Por demokracia nuk ka vdekur sepse të kemi ty, gjigantin e kombit”, i tha demokrati ish-kryeministrit.

Ndërkohë pas kësaj Sali Berisha i kërkoi ndjesë atij dhe demokratëve të tjerë për mbështetjen që i ka bërë Lulzim Bashës.

“Do duhej që në vitin 2017 të kisha dalë vetë në fushë”, tha Berisha. ©argjirolajm.net 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *