• |
ide | kryesore

Roma numëron “dëmet” arbitrale: jo vetëm penalltia me Juventus, por edhe tre ndeshje të tjera

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Romës nuk venitet zemërimi pas humbjes kundër Juventusit dhe polemikave të lidhura me Orsaton: cështja arbitrale, shkruan Il Messaggero, fillon të bëhet “e rëndë dhe shqetësuese” duke pasur parasysh se në tre humbjet e pësuara deri më tani në kampionat kanë peshuar gjithashtu edhe vendimet e gjyqtarëve. Ndeshjes në Stadium i shtohen edhe mungesa e penalltisë për Zaniolo në derbi dhe e verdha ‘e nxituar’ ndaj Veretout në Bentegodi që kushtëzoi paraqitjen e mesfushorit kundër Veronës. Gjithashtu hyn në llogari edhe fitorja në Udine, e cila erdhi pavarësisht kartonit të kuq të Pellegrinit, i konsideruar i tepruar nga verdhekuqtë.

Për më tepër, sipas asaj që bën të ditur gazeta romane, nga Trigoria kanë sqaruar se në Stadium nuk duhej vlerësuar ndryshe vetëm episodi i golit të anulluar ndaj Abraham: goli i Juventusit duhej anuluar për një prekje me dorë të Cuadrados në fillimin e aksionit që coi Kean të shënonte dhe penalltia e Veretout duhej të përsëritej për hyrjen e hershme të Chiellinit në zonë.
Llogaria e gabimeve të arbitrave sipas vlerësimit të Romës, megjithatë, për momentin nuk do të përfshihet në një dosjer, por klubi po mendon ta bëjë veten të dëgjohet të paktën joformalisht për ti dhënë rrugë shqetësimit të Friedkin: prandaj do të jetë radha e Administratorit të deleguar Pinto dhe Chief Football Operating Officer Lombardo për ta bërë atë konkrete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *