• |
ide | kryesore

Rrahja në Lazio-Inter, e pëson vetëm Luiz Felipe: zikaltrit shpëtojnë të gjithë, përveç Kolarov

-Instant, Sport



Gjykatësi sportiv e skualifikoi Luiz Felipen për një ndeshje (me një gjobë prej 5 mijë eurosh) për sherrin në fërshëllimën e fundit të Lazio-Inter. Mbrojtësi i bardhekaltërve u dënua se “në fund të ndeshjes, u hodh mbi supet e një kundërshtari, duke e kapur nga qafa, gjë që krijoi një sherr midis lojtarëve të dy skuadrave”. Një gjobë prej 10 mijë eurosh është aplikuar për Kolarov, për një gjest provokues dhe vulgar ndaj tifozëve të Lazios.

Ka patur dorë të lehtë Gjykatësi Sportiv për skenat e rrahjes në bilbilin e fundit të Lazio-Inter. Ai që e pagoi për të gjithë ishte vetëm Luiz Felipe, sepse u hodh mbi supet e ish-shokut të skuadrës Correa, një gjest konfidencial (por në atë moment jo shumë i përshtatshëm) ndaj një miku. Handanovic e Dumfries që u vërsulën mbi Felipe Anderson ia kanë hedhur pa u lagur.

Kolarov, nga ana tjetër, u sanksionua “pasi në minutën e 40 të pjesës së dytë iu drejtua mbështetësve të ekipit kundërshtar me një gjest provokues dhe vulgar; një shkelje e zbuluar nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale”. Në total janë 4 futbollistët e ndëshkuar për një javë: përvec Luiz Felipe, do të humbasin javën e ardhshme edhe Pereyra (Udinese), Sottil (Fiorentina) e Thorsby (Samporia).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *