• |
ide | kryesore

Megan Fox : Është shumë e vështirë të jesh grua

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Megan Fox ka dhënë së fundmi një mesazh për të gjithë fanset e saj.

Në një intervistë për ‘Elle’, teksa fliste për koleksionin e saj të ri të veshjeve, Megan inkurajoi gratë të veshin gjithçka që i bën ata të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen për opinionet e të tjerëve.“Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni.”, tha aktorja. “Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë.Dhe përfundimi është, është shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh atë dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë.”, u shpreh aktorja.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *