• |
ide | kryesore

Video/ Simeone nuk i jep dorën Klopp: gjesti i argjentinasit bëhet viral

-Instant, Sport, Video



Për mënyrën si shkoj ndeshja, për atë që treguan skuadrat në Ëanda Metropolotano, Atletico Madrid-Liverpul ka qenë një nga ndeshjet më të tensionuara të Ligës së Kampioneve, duke dhuruar shkëndija e polemika. E tillë ka qenë edhe sfida e mbyllur me suksesin 3-2 të Liverpool e pasuar nga një gjest aspak elegant i Diego Simeones, që është bërë menjëherë viral.

Argjentinasi njihet për karakterin e tij të zjarrtë në pankinë, e nervat sic duket kanë kondicionuar veprimin në fund të ndeshjes ku ka refuzuar ti japë dorën kundërshtarit. Sapo u dëgjua fërshëllima përfundimtare, Simeone vrapoi drejt dhomave të zhveshjeve duke evituar kontaktin me pankinën kundërshtare, ndërsa Klop mbeti me dorën e shtrirë pasi ishte nisur drejt tij duke e kërkuar edhe në tunelin e dhomave të zhveshjeve: ”Nuk na pëlqen, por situata është e qartë. Desha t’i shtrëngoj dorën, reagimi i tij nuk ishte i këndshëm. Por herën tjetër padyshim që do të shtrëngojmë duart. Nuk është asgjë. Ai ishte qartësisht i inatosur, jo me mua, por me ndeshjen”, shpjegoi Klop.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *