• |
ide | kryesore

‘Fundi i krizës së Covid ende i largët’, OBSH: Pandemia do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2022

-Instant, Arkiva, Planet

Fundi i pandemisë nuk është ende afër. Sipas ekspertëve të OBSH-së, beteja kundër Covid do të vazhdojë edhe përgjatë një viti, ndonëse pritet që të ketë rënie të infeksioneve.


Bruce Aylward, një zyrtar i lartë i OBSH-së ka deklaruar se kriza e Covid do të vijojë edhe gjatë vitit 2022.


Ndërkohë më pak se 5% e popullsisë afrikane është e vaksinuar , krahasuar me shumicën e vendeve të tjera ku janë vaksinuar rreth 40% e qytetarëve, shkruajnë mediat e huaja.

Dr. Aylward gjithashtu u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

“Unë mund të them se ende nuk jemi në rrugën e duhur. Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë”, ka thënë më tej ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu