• |
ide | kryesore

Berisha: Reforma në drejtësi e çoi drejtësinë shqiptare nën kontrollin e PS-së, roli i Xhorxh Soros në këtë çështje

-Instant, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar reformën në drejtësi që është miratuar në parlament që para 5 vitesh, me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës. Sipas Berishës votimi i kësaj pakete solli një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga Partia Socialiste. Ish-kreu i qeverisë thekson se kjo paketë  është ideuar dhe financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.


Postimi i plotë:


“Në korrik të 2021 mbushen pesë vite nga votimi në parlament i paketës kushtetuese të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila i solli vendit një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo reformë është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe është draftuar nga bashkëpuntorët e këtij Fondacioni. Pas dështimit të saj dhe rënies dramatike të besimit të qytetarve tek reforma dhe sistemi i drejtësisë eksponentë kryesorë të OSF, në Shqipëri dhe në Europë, përpiqen të mohojnë rolin prej promotori kryesor të OSF në këtë reformë. Por dokumentet e vetë OSF dhe dokumente të tjera zyrtare provojnë se ideja e Reformës të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri u formulua pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet nga OSF, në Planin e Strategjisë për vitet 2014-2017 të këtij Fondacioni, të publikuar në dhjetor të vitit 2013. OSF do të ishte jo vetëm ideator dhe iniciator i kësaj reforme, por dhe financues e promotori i saj. OSF me qeverinë krijoi trurin e reformës – Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpuntorë të OSF, ish-ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE. Antarët e GELR në përputhje me parimin kush paguan vendos, u paguan nga OSF deri në fund të reformës. GELR nuk pranoi si antar asnjë nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Misioni i GELR, si truri i reformës, ishte hartimi i amandamenteve kushtetuese dhe ligjeve organike të reformës së drejtësisë, të cilat miratoheshin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës (KPPR) vetëm me votat e mazhorancës. Opozita ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në KPPR. Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti. Palët binin dakord të pranonin rekomandimet e Komisionit të Venecias.”
Miq sa më sipër është pjesë e raportit mbi kapjen e reformës dhe sistemit të drejtësisë shqiptare nga George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Raportin e plotë në shqip dhe anglisht e gjeni ne linqet bashkangjitur me kete postim. Raporti në anglisht është botuar nga The International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES).

6 Comments

  1. Vetem Sali Berisha mund ti dale Zot ksaj pune. Me Llullen rama benb qef sa dhe si te doje. Berisha rames i ka eshte prishur gjumin perseri. Shikojani surrtin dhe syte sa te zgurdulluar i ka. Perpara Doktor. Save Albania!

  2. Krimineli po shtron rrugen qe te mbrohet.
    Qe kur te vi dita e drejtesis, te thote qe un i kam demaskuar keta prandaj duan te me denonojn.
    Sa pa fat eshte ky njeri. Te gjith e kan inat qe nga amerika e deri keta ketu.
    NE BIRUC, QEN.

  3. Z. Berisha, e kuptojme shqetesimin dhe zhgenjimin tuaj te thelle. Ne kohen e qeverisjes tuaj, u perpoqet te vinit ne kontroll sistemin e drejtesise, konform hapsires kushtetuese dhe ligjore. Z. Gumi ishte lojtari juaj kryesor. Ju e vute ne kontroll sistemin nga fundi i mandatit te dyte, pasiqe caktuat dhe Presidentin tuaj. Ju luajtet gabim me Meten, duke nenvleftesuar Ramen dhe dhate mundesine e arte te merrte pushtetin. Ju nuk patet aftesine strategjike te parashikonit qe pasardhesi juaj do te bente pikerisht te njejten gje si ju, kontrollin e drejtesise. Pasiqe me to, abuzimi ne cilesite Kryeminister dhe Qeveri (pra kapje shteti) garantohet nga mos ndershkimi.
    Ju nuk patet vizion se deri kund te arrinte Rama. Ai me mjeshteri perdori publikun, ambasadat, ojf, per te minuar sistemin e drejtesise qe ju kapet. Shume thjeshte, duke ndryshuar rregullat, pra Kushtetute e Ligje. Qe te dy, Berisha dhe Rama, jeni shprehje e grykesise ekstreme. Dallimi eshte qe Rama ua hodhi paq. Po, ju keni nje mundesibte arte: Te deshmoni te verteten dhe kerkoni ndjese popullit. Mbase populli do ju degjoje dhe votoje per here te trete.
    Mbec me shendet!

  4. Te votoj populli kete per here te tret???
    Po mire e zem se e hengri populli perrallen e berishes. Dhe e zem se fitoi berisha zgjedhjet e ardhshme.
    Po pastaj… Jeni gati si popull te hani bar?
    As 24 ore nuk ben vaki te mbaj qeverin berisha.
    Kush e mban mend ne austri para disa viteve, fitoi zgjdhjet nje parti me ide naziste. 1 jav rezistuan nga presioni amerikan. E lan qeverin. Dhe u zhduk si parti.
    Ne austri keshtu. Kurse ketu te ne as 24 ore nuk reziston dot.
    Po keto jan peralla me sali. Se i shkreti nuk ka shansin as te mare partin. Jo me qeverin.

  5. Berisha i tmerron rilindasit, ai do ti përmbysë ata hajdutë dhe parrazitë.

    Rroftë Berisha!

    Mos vdeksh pa i bërë të paguajnë çfarë i kanë bërë Shqipërisë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu