• |
ide | kryesore

Tragjedia në sheshxhirim me Alec Baldwin/ Çfarë thuhet deri më tani

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” ku Baldwin luan rolin kryesor.

Pas kësaj tragjedie, aktori i njohur është shprehur se armën ia kishte dhënë një ndihmës regjisor, i cili i kishte thënë se ishte e sigurt.

Ky i fundit nuk e dinte se karikatori kisht emunicion të vërtetë, thonë të dhënat e gjykatës.

Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”.

Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë shokimin dhe trishtimin tim pas aksidentit tragjik. Po bashkëpunoj me policinë për të investiguar se si ndodhi kjo tragjedi. Jam në kontakt me burrin e saj, duke ofruar mbështetjen time atij dhe familjes”- u shpreh më herët Alec Baldwin.

“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *