• |
ide | kryesore

Itali/ Zgjatet afati i masave anti-Covid për qytetarët që udhëtojnë nga vende jo anëtare të BE-së

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit

Shteti italian ka vendosu që masat anti-Covid që aplikoheshin që prej gushtit deri më 25 tetor 2021, të zgjaten deri më 15 dhjetor. Këto masa do të jenë të vlefshme për të gjithë qytetarët e vendeve jo anëtarë të BE-së që udhëtojnë drejt italisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria.


Në territorin italian çdo qytetar shqiptar  duhet të praraqesë tamponin negativ molekularë brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejte në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF, Passenger Licator formë në formën dixhitale ose të stampuar.


Në rast të mungesës se tyre,  duhet t’i nënshtrohet një vetëizolimi 5-ditor duke informuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndroj në Itali.

Nderkaq, për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet certifikata shëndetësore që vërteton vaksinimin nga një vaksinë anti covid e njohur nga EMA, (Agjencia europiane e barnave), formulari PLF e në rast të mungesës së tyre duhet të kryejnë tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me autoizolimin 5-ditor.

 

 

Pas përfundimit të afatit 5 ditor shtetasit kosovarë që kanë hyrë në Itali, u duhet të kryejnë një tjetër test anti covid që konfirmon rezultatin negativ e lejon lëvizjen e lirë të tyre në territorin italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu