• |
ide | kryesore

Kolumbia arreston mbretin e kokainës

-Instant, Lajme, Planet

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi qeveria kolumbiane.



Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque.

“Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

SHBA dha 5 mln dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu