• |
ide | kryesore

Itali/ Frikë për “Medicane”, cikloni po transformohet në një uragan

-Instant, Lajme, Planet



Cikloni Medicane që gjunjëzoi provincën e Katanias, duke shkaktuar 3 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale që duhet të vlerësohen, po transformohet në uragan. Sipas parashikimeve të ekspertëve italianë, pikun do ta arrijë gjatë të premtes në zonën e Katanias dhe më pas do të zhvendoset me shpejtësi drejt Kalabrisë. Cikloni që preku tokën disa ditë më parë, shkaktoi përmbytje të mëdha në zonë, duke kthyer rrugët në lumenj.

Ekspertët theksuan se janë regjistruar reshje të mëdha shiu në disa orë, të cilat parashikoheshin të binin brenda një viti. Ndërkohë, Prefektura e Katanias kërkoi dhe ndërhyrjen e ushtrisë italiane në mbështetje të qytetarëve të dëmtuar. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë Ministria e Mbrojtjes, që ka dërguar trupa dhe mjete në zonë për të pastruar rrugët dhe banesat nga mbetjet që erdhën si pasojë e vërshimeve të ujit.

Ndërkohë, në krah të Italisë është rreshtuar edhe Bashkimi Europian, që ofron ndihmë me anë të satelitëve dhe për këtë ka aktivizuar shërbimin e menaxhimit të emergjencave të Copernicus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *