• |
ide | kryesore

Hyri për të vjedhur, vritet 38-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 38 vjeçar shqiptar është vrarë në Frosinone të Italisë pasi sipas autoriteteve vendase ishte duke hyrë në një shtëpi për të vjedhur.

Mediat e identifikijnë atë si Arbër Xheleshi, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në Santopadre.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Xheleshi, baba i një fëmijë hyri në një banesë për të vjedhur por u qëllua me “shotgun” nga pronari i një biznesi duke mbetur i plagosur.

Ai u dërgua në spital menjëherë, por ka ndërruar jetë aty duke mos mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Shqiptari mbeti i paidentifikuar për tre ditë, por pas marrjes së shenjave të gishtave dhe krahasimit të tyre me të dhënat në system rezultoi se bëhej fjalë pikërisht për 38-vjeçarin shqiptar.

Sipas autoriteteve, ai ishte i pastrehë dhe jetonte në zonën përreth vendit ku u qëllua për vdekje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *