• |
ide | kryesore

‘Prindi 1 dhe prindi 2’/ Berisha: I them Ramës, mos luaj me familjen shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme



Nga Foltorja e Lezhës, lideri historik demokrat Sali Berisha foli edhe për çështjen e një formulari ku për prindërit përdoren numra.

Ai tha se PD duhet të jetë një parti konservatore e vlerave, ku familja të jetë themelore. Edhe nga salla, të pranishmit pyetën Berishën për skandalin e këtij formulari.

“Shndërrimi i prindërve në numra është një akt i turpshëm. Është një akt amoral dhe i turpshëm, të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama.

Unë i them direkt Edi Ramës se ngjyrat e flamurit të tij le t’i ndryshojë si të dojë, por me familjen shqiptare nuk mund të luajë. Çdo komb ka virtytet dhe traditat e tij, por ne si komb e kemi familjen qendrore në vlerat tona. Ndaj i them Edi Ramës: Mos luaj me familjen se do përgjigjesh shumë rëndë. Ka vetëm amoralitet në aktin e tij,” tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *