• |
ide | kryesore

Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bashkë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka shpërndarë një video ku thekson se sipas tij, Berisha, Meta dhe Rama janë bashkë.

Ai shprehet i bindur se PD do të çlirohet nga hijet e së kaluarës për një të ardhme më të mirë.

Basha e quan PD si shpresa që bashkë me shumicën e shqiptarëve do të ecë përpara.

“Demokratët dhe shqiptarët te Partia Demokratike kanë sot shpresën e vetme për ndryshim. Ne kemi sakrifikuar gjithçka për të materializuar këtë shpresë, kemi treguar se kemi forcën brenda vetes për t’u ndarë edhe nga hijet e të shkuarës edhe nga korrupsioni i të shkuarës, ndërkohë që vazhdojmë betejën me të keqen e sotme që është regjimi i Edi Ramës. Pra nga njëra anë kemi shumicën me vete, shumica është për ndryshimin, e do këtë ndryshim, që ne e mishërojmë edhe në vizionin tonë edhe në programin tonë edhe në luftën tonë të përditshme. Dhe e dyta që do ta them fare qartë, përballë kemi si asnjëherë tjetër Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, që së bashku janë më të vegjël se çkanë qenë kurrë më parë. Ata të tre bashkë janë pakica absolute përballë shqiptarëve. Partia Demokratike e çliruar nga pesha e të kaluarës, do ta marrë këtë shumicë për të ecur përpara drejt së ardhmes”, shprehet Basha.

 

 



11 Comments

  1. O lyl po paske qenë kar me zile mo idiot, ik e mos u ngopsh o langaraq, që po tall menderen i madh e i vogël me ty.

  2. Ke të drejtë jo vetëm këto të tre, por, edhe Putin, Erdogan e presidenti kinez janë në aleancë kundër teje.

    Qëndro lyl, fortifikimet që ke bërë nuk ka çfarë u bën edhe bomba atomike.

  3. rama merr 100, basha 30 deri 60 sipas rastit per cdo afere

    psh u mor borxhi 700 milion ne shtator tetor, rreth 15-25 % do vidhet nga 100 deri 180 milion do vidhet

    ramma merr 100 basha mer 30 paar i paster

    ci duhet bashes pusheti ai tu bo lek eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *