• |
ide | kryesore

Video/ VAR i jep golin e i heq lojtarin: pas derbit Tirana rrëmben edhe Klasiken e shkëputet në krye

-Instant, F1, Sport, Video



Pas derbit me Partizanin, vjen edhe fitorja në Klasiken me Vllazninë për Tiranën e Orges Shehit, që likuidon 0-2 kuqeblutë, në një ndeshje që e mbyllën me 10 lojtarë pas ndërhyrjes së VAR që nxorri nga loja Tolin në 20 minutat e fundit. Bardheblutë vazhdojnë kështu të kryesojnë bindshëm kampionatin, duke mbajtur prapa Kukësin.

Edhe pse humbën Ismajlgecin pa nisur ndeshja, skuadra e Shehit performoi në mënyrë brilante, duke treguar soliditet në mbrojtje dhe cinizëm përpara, ku rasteve të shpenzuara nga Latifi, Gjurgjevic e Jonuzaj, iu përgjigjën me golin e Xhixhës, që fillimisht u anullua për pozicion të parregullt, por u korigjua me VAR, duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

VAR u bë protagonist edhe në pjesën e dytë, këtë herë në dëm të Tiranës, kur ndryshoi ngjyrën e kartonit të Xhajës, për ndërhyrjen e ashpër të tolit ndaj Da Silvas të sapofutur në fushë, duke i lënë bardheblutë me 10 lojtarë në 20 minutat e fundit.

Pikërisht kur do të mendohej se shkodranët do të reagonin, erdhi dhe goditja finale nga Taulant Seferi: pasi mori një top në mesfushë, sulmuesi u shkëput nga mbrojtësit në markaturë, duke mposhtur Zogoviç me një diagonale nga e djathta. Kaq mjaftoi, bardheblutë rikonfirmohen si skuadra e sezonit duke mposhtur një rival direkt për titull. 17 pikë për Tiranën tre përpara Kukësit ndjekës, ndërsa humbja e dytë për Vllazninë, që mbetet në vendin e 4 me 9 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *