• |
ide | kryesore

FOTO/ Reina, ironi e hidhur me tifozët e Atalantës: “Herën tjetër gjuani me 1kg karkaleca deti”

-Instant, Sport



Zemërim dhe ironi për Pepe Reinën protagonistin e fundit të ndeshjes mes Atalantës dhe Lacios. Në minutat e fundit të ndeshjes, portieri ishte objekt i hedhjeve të herëpashershme të sendeve të forta nga tifozët e Atalantës, që ishin pozicionuar pas tij. Reina u godit në kokë nga një sërë objektesh të hedhura nga sektori i bergamaskëve gjatë Atalanta-Lazio: monedha, çakmakë dhe shirit izolues.

Një monedhë e goditi atë pak çaste pasi arbitri Guida e kishte paralajmëruar për humbje kohe. Ai, në fakt, po pastronte zonën nga objektet që kishin rënë në fushë, por arbitri nga mesi i fushës nuk mund ta dinte dhe kështu e ndëshkoi atë për humbje normale kohe. Një ditë pas ndeshjes, portieri iu kthye incidentit, duke treguar pasojat e atij gjesti. Ose më mirë e ka bërë gruaja e tij duke postuar në rrjetet sociale foto të plagosjes së bashkëshortit. Herën tjetër më gjuani me 1 kilogram karkaleca që t’i ha…”, ka shkruar në Instagram.

Pepe Reina u godit në kokë nga një monedhë që iu hodh nga tribuna pas portës. Portieri spanjoll qëndroi disa çaste në gjunjë për shkak të dhimbjes, duke mbajtur kokën me duar, më pas u ngrit dhe pak minuta më vonë pësoi golin e barazimit final 2-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *