• |
ide | kryesore

“Pica për të gjithë”: Shehi zbulon dënimin e Tolit për kartonin e kuq në Shkodër

-Instant, Sport



‘’Mendimi i parë që më erdhi ishte ‘’Ça bën ky’’, të bësh një faull të tillë në vijën e 16 metrave është gjynah. Por Toli është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe është i dënuar t’i sjellë pica gjithë skuadrës’’. Orges Shehi zbulon dënimin që ka për lojtarin e tij, që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69 të sfidës me Vllazninë në Loro Borici, duke e lënë Tiranën me 10 lojtarë në 20 minutat e fundit, kur bardheblutë kryesonin 0-1.

Për fat dalja e xholit difesniv nuk kompromentoi rezultatin e kryeqytetasve, që shënuan me Seferin edhe golin e dytë më pas, duke fituar ndeshjen 0-2, por cështja e kartonëve po bëhet serioze tek 25 herë kampionët: “Janë kartonë të panevojshëm. Majkëlli mori një karton në dyluftim, është pikë referimi, mund të ishin shmangur por është adrenalina e lojës. Më i pafalshëm ishte kartoni i Tolit, ndërsa i Najdovskit ishte ndryshe pasi ndaloi një aksion të Partizanit’’, analizoi Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *