• |
ide | kryesore

Këtë herë e pësuam vetë nga droni: FIFA ndëshkon Shqipërinë për… Taulant Ballën

-Instant, F1, Sport



Droni ishte i suksesshëm në Beograd, por ai i Elbasanit u kthye në ndëshkues për Shqipërinë. Kështu, pas penalitetit për ngjarjet e ndodhura me Poloninë, ku shishet mbi kokat e futbollistëve polakë i kushtuan FSHF-së 150 mijë franga dhe 1 ndeshje pa praninë e tifozëve, FIFA ka marrë edhe një tjetër vendim penalizues për kuqezinjtë.

Droni që u ngrit mbi ‘’Air Albania’’ në sfidën ndaj Hungarisë në 5 shtator e mbante një banderolë ku shkruhej ‘’Taulant Balla, Elbasani ty të do’’, është konsideruar nga FIFA si një ‘’veprim që cënon sigurinë e ndeshjes” që përfshin hedhjen e objekteve, ngritjen e dronëve apo përcjelljen e mesazheve jo të duhura për një ndeshje sportive.

FSHF është gjobitur nga organizmi që qeveris futbollin botëror me 37 500 franga, por te kjo shumë është mbivendosur edhe një gjobë prej 5 mijë frangash për shkak të tejkalimit të numrit të kartonëve në sfidën ndaj Polonisë që kuqezinjtë luajtën në transfertë në datën 2 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *