• |
ide | kryesore

Lokalet në Maqedoninë e Veriut/ Zaev “all in” për Shkupin dhe Tetovën

-Instant, Arkiva, Lajme



Veç kryetarëve të Bashkive në Maqedoninë e Veriut, rezultati i balotazhit këtë të dielë vendos edhe nëse qeveria e Zoran Zaev do të vazhdojë të qëndrojë në këmbë apo mazhoranca e dobët në parlament do të shpërbëhet për t’i hapur rrugë zgjedhjes së një kryeministri të ri apo qeverisë së një mazhorance të re.

Shkak janë rezultatet në raundin e parë të zgjedhjeve, por edhe mosmarrëveshjet mes partive shqiptare. Aq të ndara mes njëra-tjetrës në elektorat, sa me mosmarrëveshjet mes tyre kërcënojnë ndryshimin e numrave në parlament.
Ndërsa qytetarët votuan sot për emrat që u janë propozuar si kryetarë të bashkive, në prapaskenë po maten forcat për një mazhorancë të re, që mund t’i japë formë një ekuilibri të ri politik në parlament.

Rezultatet më domethënës janë ato të kryeqytetit, Shkupit dhe të Tetovës, me shumicë shqiptare.
Gara është e komplikuar, por përçarja mes kandidatëve dhe mes partive të koalicionit qeverisës që janë vënë kundër njëri-tjetrit mund t’i japë fund aleancës delikate që e mban Zaevin në pushtet.
Më poshtë janë disa nga momentet që karakterizojnë situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe që mund të çojnë në largimin e Zaev nga posti i kryeministrit dhe në zgjedhjen e një qeverie të re.

1) Rezultati i 17 Tetorit në rang vendi

Në rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përtej fitoreve apo balotazheve në bashki të caktuara, ra në sy se VMRO-DMPMNE që sot është në opozitë, doli partia e parë me më shumë vota, ndërsa LSDM e Zaevit që është në pushtet mori më pak vota duke u renditur e dyta.

Kështu nga votimi i 17 Tetorit (një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme, rezultoi se diferenca mes partisë më të madhe VMRO-DPMNE me LSDM, që doli e dyta është rreth 72 mijë vota. Kjo ka bërë që VMRO-DPME të shtojë presionin për zgjedhje të parakohshme duke e parë rezultatin e zgjedhjeve lokale si një hap drejt fitores së madhe.

2) Ndarja e shqiptarëve në Tetovë

Gara për Tetovën në këtë raund të dytë ka qenë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe mes Billall Kasamit të Lëvizjes Besa. Rezulton se të dyja partitë janë partnere në koalicion megjithatë ballafaqimi ka qenë i ashpër për fitoren. Rezultati në Tetovë ndikohet nga qëndrimi i elektoratit të LSDM-së, që i duhet të zgjedhë mes dy partnerëve shqiptarë. I pyetur se kë do të përkrahë në Tetovë, Zaevi nuk preferoi të mbajë anë, megjithatë do të shihet rezultati dhe reagimi i partisë humbëse për të kuptuar pasojat.

Kur do të jemi me dy partnerë të koalicionit, normale është se përkrahësit tanë vendosin lirshëm. Askush nga ne votuesit tanë nuk i mban në xhep. As që ka kontroll ndaj tyre dhe diçka të ngjashme. Ne mund t’i tërheqim me programet tona, me kandidatët tanë dhe ti ftojmë në bazën e vlerave”, u shpreh ai duke mos u rreshtuar me asnjë nga partnerët e koalicionit të tij.

3) Gara për Shkupin

Gjasat janë që në prapaskenë Zaev të mbështesë kandidaten e BDI-së për Tetovën, sepse votat e kësaj partie i duhen në Shkup. Atje kandidon kryebashkiaku në detyrë i LSDM-sië, Petre Shilegov kundër kandidates së pavarur, Daniela Arsovska që mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Kjo e fundit doli e para, me disa mijëra vota më shumë në përfundim të raundit të parë të balotazhit. Vota e Shkupit për Arsovskën në raundin e parë ishte shuplaka e dytë për Zaevin në votimet e 17 Tetorit dhe pikërisht për këtë komplikim të situatës ai ka lënë të kuptohet se do të japë dorëheqjen duke ia lënë postin e kryeministrit dikujt tjetër nga LSDM./Lapsi.al



3 Comments

  1. kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, Ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.Si salihu ne 1992 qe rajersoni dhe ramiz alia ja la pushtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *