• |
ide | kryesore

Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji është shkelur me të dyja këmbët

-Instant, Lajme, Të fundit



Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Mbledhja u hap nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e cila theksoi se në komision do të diskutohen 3 iniceneratorë, ai i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, ku sipas saj ky i fundit është rasti më flagrant.

Tabaku tha se në rastin e 3 kontratave në fjalë, ligji është shkelur “me të dyja këmbët”.

“Është miratuar hapja e komisionit hetimor për trajtimin e impianeteve të mbetjeve urbane. Komisionin do ta drejtoj unë, si anëtare e PD, si iniciuese të kësaj nisme, zv/krytare, Ermonela Felaj nga PS, Arben Pëllumbi, Shalsi, Etien Xhafaj, Anila Denaj, Antoneta Dhima, Fadil Nasufi. Ndërkohë nga opozita do të jetë edhe Edmod Spaho, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja. 4 anëtarë zëvendësues; Jurgis Çurbja, Denis Deliu nga PS.

Nga PD: Luan Baçi dhe Ina Zhupa. Komisioni Hetimor është planifikuar që ta zgjas veprimtarinë e tij 3 muaj, deri në 28 janar të 2022-it. Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të PD. Në kërkesë specifikohet; kontrolli i ligjshmërisë së impianteve të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Do të jenë thelb i investigimit dhe hetimit. Do të nxjerrim përgjegjësitë institucionale dhe mbrojtjen e konkurrencës në tregun e lirë dhe garantimin e një mjedisi të pastër për qytetarët. Këto iniciativa kanë nisur që në 2014-ën, me inceneratorin në Elbasan. Shkelja më flagrante e ligjit është iniceneratori i Tiranës, i çdo parimi normal i mbrojtjes së mjedisit. Kemi çuar në SPAK 3 hetime të ndryshme për të 3 iniceneratorët. E kemi kërkuar që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij. SPAK akoma s’ka marrë asnjë masë. Këtu do të japin llogari 3 kryebashkiakët, nga i pari te i fundit, deri te kryeministri.”, tha ajo.



2 Comments

  1. ”’ Shkelja më flagrante e ligjit është iniceneratori i Tiranës, i çdo parimi normal i mbrojtjes së mjedisit. ”’

    Pra per kete tabakun pika me e rendesishme qe calon inceneratori i Tiranes jane pikat qe kqne te bejne me mbrojtjen e mjedisit !!!
    Pra financimi dhe menyra e tenderimit nuk paskan shume probleme.
    I harroi ato qe delkaraonte cdo 2muaj per inceneratoret ( se grafiku i deklaratave per nje ceshtje te caktuar ishte cdo 2 muaj) ?
    Tani ose kjo Tabakja ja ka fut pordhes ne deklaratat e saj te me mparshme , ose tani po ben show duke u kapur tek pikat me jo domethenese.
    E njejta histori si me Nexhmien qe u denua per filxhanat e kafeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *