• |
ide | kryesore

“Open Balkan” në Beograd, në vend të Zaev shkon zv.kryeministri Dimitrov

-Instant, Lajme, Të fundit
open balkan



Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm më 3 dhe 4 nëntor në Beograd për takimet e radhës për nismën rajonale “Open Balkan”. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Kujtojmë “Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.



2 Comments

  1. Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve. Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim Kopukun.

    – sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

  2. o shoku qe je jashte fushe qe ke dy dite qe flet kodra pas bregut si te kane urdheruar o debil artikulli eshte per ballkan open e jo per berishen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *