• |
ide | kryesore

Video/ Tirana provon humbjen e parë në derbi: Dinamo sheh pranë kalimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk kishte njohur humbjen deri tani në 9 ndeshjet e parë të sezonit, por iu desh ta provojë në derbin kryeqytetas me Dinamon, në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Tirana del e mundur 2-0 në Air Albania, në një ndeshje që mund të kompromentojë njërin nga objektivët kryesorë të bardhebluve shumë shpejt.

Edhe pse Shehi luajti pothuaj me të njëjtin grup lojtarësh që i beson, duke lënë vetëm Ismjlgecin e Xhixhën në pankinë në fillim, pjesa e parë ka folur plotësisht për dinamovitët të cilët kanë shfrytëzuar gabimet në prapavijë të bardhebluve dhe goditën dy herë. Skuka ishte i pandalshëm nga Behirachte që u mundua me të mira e të këqija, por shkaktoi penalltinë në minutën e 25 që Ibraimi e shndërroi në gol me qetësi. Më pas sulmuesi i Dinamos shënoi vetë golin e dytë duke e bërë pothuaj të shpresë skuadrën e Shehit.

Shkëmbi u mbrojt në pjesën e dytë, duke e kuptuar se edhe Tirana do të dilte përpara. Lëvizjet e bëra nga bardheblutë i dhanë një marsh më shumë skuadrës që u shfaq më kërcënuese, duke krijuar disa raste, por pa mundur të thyejë Bakajn, të aktivizuar pasi Harizaj kërkoi zëvendësimin i dëmtuar. Dinamo mendoi vetëm të mbrohej, duke tentuar të bënte keq në kundërsulm, por Bekaj mbajti në lojë të tijtë, duke ruajtur portën nga goli i tretë, që do të ishte shumë për të menduar përmbysjen në ndeshjen e kthimit, ku për më tepër do të mungojë Hoxhallari I ndëshkuar në shtesë me kartonin e dytë të verdhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *