• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni nuk mjafton, Celtic feston në Budapest: beteja e Marsejës përfundon 2-2, Lazio e Hysajt e dyta

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 2-2 ndeshja në Velodrome ndërmjet Marsejës dhe Lazios në raundin e katërt të Grupit E të Europa League. Felipe Anderson në shtesën e pjesës së parë dhe Immobile në fillim të pjesës së dytë përmbysën avantazhin fillestar të vendasve, të nënshkruar nga Milik me penallti. Tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, megjithatë erdhi goli i barazimit nga Payet, që rivendosi ekuilibrin. Bardhekaltrit mbeten në vendin e dytë, por nuk ngushtojnë dot distancën me kreun.

Një psherëtimë lehtësimi, por edhe një shenjë keqardhjeje. Kështu mund të përmblidhet mbrëmja e Lacios në Marsejë, që përballë të besuarve të Sampaolit vuajti shumë dhe rrezikoi në fund edhe të rrëzohej, por që për disa minuta shijoi arritjen, edhe pse (duhet thënë) u ndihmua jo pak nga gabimet e mbrojtjes kundërshtare. Goli i Payet ngriu bardhekaltrit, të cilët ëndërronin të shtyheshin në +4 nga francezët e të ngushtonin diferencën me Galatasaray që barazoi 1-1 me Lokomotivën. Immobile dhe të tjerët do të duhet të marrin pikë tashmë në të ftohtin e Moskës, ndaj Lokomotiv, duke u përpjekur të përfitojnë nga përplasja e drejtpërdrejtë mes Marseille dhe Galatasaray, për të siguruar një kualifikim ende në ekuilibër.

Në Budapest Myrto Uzuni mund ti gëzohet një goli të hidhur, që vetëm sa ngushtoi diferencën në 2-3 përballë Celtic. Skocezët dominuan lojën ndaj Ferencvaros dhe pas barazimit provizor të hungarezëve me një autogol të Juranovic, bënë difernecën me Jota dhe Adada. Sulmuesi i kombëtares, si për ti dhënë edhe një mesazh Rejas, shënoi në minutën e 86, duke i dhënë shpresë për pak minuta të tijve, që megjithatë mbeten të fundit me 0 pikë, në një grup që kryesohet nga Bayer Leverkusen me 10 pikë, ndërsa Celtic me 6 vihet në ndjekje të Betis që ka një pikë më shumë.

Group A Europa League
Broendby IF 1-1 Rangers
Lyon 3-0 Sparta Prague
Group B Europa League
Monaco 0-0 PSV Eindhoven
Real Sociedad 1-1 Sturm Graz
Group C Europa League
Legia Warszawa 1-4 Napoli
Leicester City 1-1 Spartak Moscow
Group D Europa League
Olympiacos 1-2 Eintracht Frankfurt
Royal Antwerp 0-3 Fenerbahce
Group E Europa League
Galatasaray 1-1 Lokomotiv Moscow
Marseille 2-2 Lazio
Group F Europa League
FK Crvena Zvezda 0-1 FC Midtjylland
SC Braga 4-2 Ludogorets Razgrad
Group G Europa League
Bayer Leverkusen 4-0 Real Betis
Ferencvaros 2-3 Celtic
Group H Europa League
Genk 2- 2 West Ham United
Dinamo Zagreb 3-1 Rapid Wien



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *