• |
ide | kryesore

Çarja në PD/ Basha ndëshkon Belind Këlliçin për Foltoren e Rinisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një mesazh që shpall rinovimin e strukturave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike u dërgua papritur të premten pasdite nga zyra e shtypit e selisë blu. Sipas mesazhit, një grup pune ku ishte rreshtuar i pari emri i Oriela Nebiajt, ishte caktuar për riorganizimin dhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të forumit, sipas parimit një anëtar, një votë.

“Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019” thuhet në njoftimin e shpërndarë për gazetarët.

Nisma qe një rrufe në qiell të pastër dhe bie direkt mbi Belind Këlliçin. Më herët, nuk kishte pasur kontestime as për të, as për drejtuesit e tjerë të FRPD-së, që të tillë ishin prezantuar edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Disa orë më pas, nga oborri i Partisë Demokratike, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se vendimi i Lulzim Bashës për ta shpallur të shkarkuar nuk kishte asnjë vlerë.

“Kam bërë fushatë për PD, për të zgjedhur Bashën kryeministër. Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar. Duke qenë se PD është në krizë të thellë, që në gjykojmë se duhet të vijë përmes të vërtetës, e gjykojmë se nuk është momenti, që të uzurpohet Partia Demokratike. Unë gjithmonë kam dashur të mos humb as edhe një anëtar të PD, e jo më të fusim Partinë Demokratike në konflikt”, u shpreh Këlliçi.

Por shkak për reagimin e fortë të Bashës ndaj Këlliçit duket se është bërë një takim që ai dhe drejtues të tjerë të FRPD-së kanë planifikuar të zhvillojnë me Sali Berishën, duke njohur në këtë mënyrë procesin e Foltores dhe duke iu bashkuar nismës për mbledhjen e kuvendit. Takimi do të zhvillohet në Tiranë ditën e dielë dhe duket se Basha nuk e ka pritur mirë, por i ka nisur “fermanin” që këtë të premte duke i zhveshur ata nga përfaqësimi i FRPD-së.

Mbetet për t’u parë se sa do të jetë pjesëmarrja e të rinjve demokratë në takimin e Berishës të dielën, por lëvizja ndëshkuese nga selia blu thellon më tej përçarjen brenda partisë më të madhe në opozitë. Që pasi përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka zgjedhur të njëjtën formë reagimi, për këdo që tenton t’i afrohet Foltores.

Përjashtues ishte reagimi që ai pati ndaj Flamur Nokës, për faktin se ai u përcolli gazetarëve një version të tijin në debatet e brendshme gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar.

Përjashtues ishte reagimi edhe për deputetin Luan Baçi që iu bashkua Foltores në Fier, ku pjesa më e madhe e delegatëve firmosën se ishin pro thirrjes së Kuvendit të PD-së.

Përjashtues ishte edhe reagimi i fundit për Këlliçin, që deri dje gëzonte të gjitha funksionet e kryetarit të FRPD-së.

Ndërkohë gjatë takimit që pati në Lushnjë, Berisha e e shfrytëzoi reagimin e Bashës duke e quajtur një “akt stalinist”.

“Duke ardhur këtu, shoh lajmet që ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD, në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhet në FRPD. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë tek ne nuk janë leva të partisë janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime, por kanë vendin e tyre, kanë pavarësinë e tyre. Në këtë formë siç ka vepruar sot kryetari pa part, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë një njeri i vetëm”, u shpreh Berisha, që ka një deputet më shumë në anën e tij./Lapsi.al

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike për FRPD

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD. Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj
* Hergert Alimerko
* Dario Sejdini
* Enkelejda Rica
* Juela Hamati
* Anita Doçi

Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.



22 Comments

  1. Shume mire ja ka bere ketij klyshit qe vet ne pd vjerrin ne ps, edhe te tjere si ky duhen te shporren nga pd, mos te na tregojne univeritetet keta pushta se me bursa te vjellura i kane, ka shume te tjere me universitete qe i kane mare me gjakun e tyre edhe jane rrugve se ordinerat ai ky me larte e kane pushtetin te trashguar nga baba e dashnoreve

    1. kurv mavi qepe te qifsha nenen,

      kush je ti zekth mashtrusi, vehap koqja e erion isufit, mertir kucka e lolites (desades ish dashnorss se neperkembeur te besnik mustafes), apo rrotkari ekzemplar mark mark pijaneci???

      me thuaj kurv e ndyr me trego

      kimetja nderkoh esht duke ngren pidhin e anjeza majes ne ndonji hotel rrethesh

      1. me behet qefi qe Demokratet e ndershem po pesojne te njejtin trajtim qe ka pesuar cdo qytetar i Shqiperise (i majte, i djathte apo asnjanes, sidomos keta te fundit) , te pakten e kuptojne se cdo te thote Berishizem

    2. NESE ZHVILLIMI FILOZOFIS FJALES VETEM DUKE PAR TE METAT E TJETRIT ,PA PASQYRIM TE RENDIMENTIT DOBI NE PRAKTIK ,PER POPULLIN ,KJO NUK ESHTE POLITIK ,KY ESHTE TREGUES ,QE SHTETI KLASA POLITIKE KA DAL NGA KUPTIMI ,ANGAZHIM PERGJEGJSI , thotë:

      cDO SHQIPTAR PERBALL cDO PROBLEMI QE KA KA TE DREJTEN TE BEJNE PYETJEN ,NGA ERDHI PROBLEMI,DHE NGA VJEN ZGJILLJA,E KUR GJITHA PROBLEMET VIN NGA I NJEJTI BURIM DHE PO MUNDESIJA ZGJILLJEVE NGA I NJEJTI BURIM ATEHER TE GJITH DUHET TE THELLOHEMI TEK KY BURIM DHE TE RREGULLOJM BURIMIN ,ME POLITIK DHE LIGJE NJEKOHESISHT ANGAZHIM NE UNITET TJETER RRUG NUK KA

  2. kokrra bythqirit, Basha e beri kryetwar FRPD e deputet ky i del kunder (te njejtat gjera qe thonin Berishestet per Topin: Berisha e beri president e ky i del kunder).

  3. Fakti që lajmet në media lidhur me situatën e krijuar në Partinë demokratike, pas shpalljes së Berishës nga sekretari amerikan i shtetit , z. Blinken si një person “non grata”, i sheh të “komentuara” me gjuhë rugaçërore, e forcon dyshimin se si autor i kësaj ngjarje është dymetroshi karagjoz, me intrigat e tij të djallëzuara.
    Nuk sheh asnjë koment që qoftë edhe me arsyetime naive, ta trajtojë këtë ngjarje por dominon gjuha e ndyrë e sharrjeve rrugaçërore dhe e lehjeve me stilin e Ramës.

  4. “Basha ndëshkon Këlliçin për foltoten e rinisë” ????????
    Po pse duhet ta quajmë “ndëshkim” këtë veprim të kryetarit të PD, kur Këlliçit i ka kaluar dy vite koha e mandatit si kryetari i forumit të rinisë së PD ?
    Z.Këlliçi tashmë është deputet i PD dhe e ka kaluar moshën për të udhëhequr një organizatë rinore.
    Sa kryetarë me moshë të re të organizatave rinore të partive kanë ndruar kryetarët e partive, që nga Nano, Meta, Rama apo Berisha në këto 30 vite ?
    Si na qenkan forumet e rinisë si “struktura të pamvarura” të një partie ?
    A mund ta pranojë një mendje normale intelekti se të rijtë e një partie të djathtë demokratike qënkan kundër një lideri të ri të partisë të formuar në perëndim, e të preferojnë një lider të vjetër pensionist, sado merita të ketë pasur ?
    E kemi dëgjuar shpesh Bushatin të deklarojë publikisht epitetet më denigruese për Berishën si “e keqja më e madhe” e politikës shqiptare e tani na qenka bërë i “pranueshëm” për te, vetëm si “kundërshtar” i SHBA.
    Në gjithë këtë histori me histeri, ajo që stonon haptazi, është ideja se të gjitha fajet i paska pasur “Luli”.
    Në qendër të strategjisë së djallëzuar propogandistike të Ramës në përballje me Bashën që fitoi kundër tij në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ka qenë akuza ndaj tij se është një vegël në duartë e Berishës e që është një politikan “gjumash”, apo akuza akoma më idiote që “nuk e njeh tabelën e veprimeve arithmetikore”.
    Për ata që nuk e dijnë, ju kujtoj që në shkollat artistike për piktorë, muzikantë apo aktorë, njohuritë për mazematikën përfundoni vetëm me dy vite të shkollës së mesme, kurse një jurist që përfundon studimet në universitetet prestigjioze të perëndimit, po aq sa mer njohuri mbi shkencat juridike, mer edhe për ato ekonomike, pasi një jurist që nuk njeh ekonominë , nuk ka asnjë mundësi që të hetojë e ndëshkojë korrupsionin e krimet ekonomike.
    Edhe në gazetari, janë të ndara “specializimet”.
    Ka gazetarë që ju përmbahen ideollogjive të majta apo të djathta, ka gazetarë investigativë, e ka gezetarë më njohje të ligjeve të ekonomisë e drejtësisë.
    Profesor doktor Berisha ka padyshim merita të mëdha historike për misionin e përmbysjes së sistemit diktatorial enverist, por edhe për përzgjedhjen e politikanëve të rij si Basha me formim juridik e ekonomik perëndimor.
    Por a mund të krahasohet ish ministri i mbrendshëm Flamur Noka në kapacitetet intelektuale me Lulzim Bashën ?

  5. Vini re sa me kulture komentojne patronazhistat e bunkerit te ripjerdhjes,e kini vene re sa ju dhimset Lyli tani ,o pallosher po Lyli ka vec celsat e kashtes dhe asgje tjeter si ka mbetur.

    1. Po ku e gjen “patronazhistin e bunkerit të ripjelljes” tek komenti të cilit i vërsulesh si tifoz primitiv futbolli o dërdimen ?
      I gëzohesh faktit se kryetari i PD i përzgjedhur e mbështetur nga Berisha, paska “çelësat e kashtës”
      Pikërisht për të përhapur këtë përceptim idiot në mëndjet sakate si tëndja, ka luftuar me djallëzi e ligësi karagjozi dy metrosh , shef i narkoshtetit .
      U tentua nga mediat komuniste shqiptare e të huaja që ta denigrojnë Bashën si “agjent” i rusëve e serbëve e kur dështuan me turp, ju rikthyen akuzave të vjetra si “hollandez” apo “amerikan”
      Përderisa Blinken nuk ka pranuar që akuzën e tij ndaj Berishës e familjes së tij për korrupsion e mardhënie me krimin ti bëjë publike me fakte, i jap Berishës të drejtën që ta kundërshtojë me forcë.
      Por a nuk ishte Berisha që kur u akuzua deklaroi publikisht se unë nuk dua kursesi që ta përzjej PD në akuzën e ngritur ndaj meje, pasi kjo do ta dëmtonte partinë dhe pasi e trajtoi këtë si një çështje të dinjitetit personal, tha se do ti dalë vetë në krye duke ju drejtuar drejtësisë ?
      Në fakt Basha me vendimin e tij, ndonëse jo fort demokratik, për ta shpallur Berishën përkohësisht, deri sa të skjarohej e vërteta, si një deputet jashtë grupit parlamentar të PD, nuk bëri gjë tjetër veçse realizoi dëshirën e Berishës.
      Që nga përzgjedhja që pat bërë Berisha me Bashën në vitin 2005 e deri kur Basha publikoi vendimin e tij, nuk dijmë asnjë rast që ai publikisht të ketë dalë kundër Bashës, përkundrazi ka dalë në mbështetje të gjitha aksioneve politike të PD.
      Akuzohet vetëm Basha si një “humbës” zgjedhjesh.
      More po ai gjë vodhi lopën nuk paska pasur asnjë faj po të gjitha fajet i paska pasur i zoti i lopës ?
      Na dalin tani ca të larguar nga udhëgeqj e PD, si “heroj” që paskëshin kritikuar Bashën për veprimet e tij.
      Po si shpjegohet që këta “trima” akuzat e tyre ndaj Bashës , shkonin e i bënin në mediat e Ramës ?
      Është fakt se “gjumashi” Basha, përveç sulmeve nga skota e narkoshtetit, pati edhe sulmet e pa principta të mediavetë majta e pseudo të djathta,
      Përveç masakrave zgjedhore që qeveria Rama, në humbjen e PD ndikoi shumë edhe çoroditja e elektoratit të djathtë nga persona e grupe mbrenda PD, për motive thjeshtë ambicioze personale e jo parime demokratike.

      1. Është fakt se Basha, ndonëse është sulmuar egërsisht në foltoret e Berishës, ka heshtur dhe nuk e ka atakuar asnjëherë ish shefin e tij.
        Vetëm kur u përplas në Kuvend me gjuhën e ndyre e rrugaçërore të Ramës, përmendi të ashtuquajturin “trekëndësh të Bermudës”, ku veç Ramës e Metës, futi edhe Berishën.
        Nuk më duket fort e gjetur kjo metaforë e përdorur emocionalisht, por është fakt se pas Ramës e Metës që publikisht ka dalë me kërkesën që opozitën ta drejtoj ai e jo Basha që “të gënjen për orën” (o Zot çfarë akuze qesharake ?), doli edhe “babai” i tij Berisha.
        E pat telendisur Ramën edhe “babai” i tij socialist Nano me deklaratën se ishte penduar që e solli nga Parisi me “kokë të palarë e thonjë pis të paprerë” për ta bërë ministër kulture.
        Por qeverisja e PD, krenohet për tre sukseset e saj më të mëdha që kanë lidhje me tre dikasteret ku Basha ka qenë i vendosur nga Berisha si ministër.
        , Hyrja në NATO, përfundimi i Rrugës së Kombit, e fitimi i lëvizjes së lirë pa viza në BE.
        E pra nëse “Luli” paskej qenë “gjumash” siç i menderos goja Ramës, e siç e përsërisin si papagej soji i skllevërve shqiptarë, përse këto suksese nuk u arritën gjatë kohës që në këto dikastere kanë qenë kundërshtarët e sotëm të Bashës ?

  6. Dhe Lyli patronazhist i Edvin pordhes prandaj mos te ju vij keq ju te mavijosurve kurva sepse ju siq keni emrin kurva keni dhe programin e partis te na rruajn kurvat e Ripjerdhjes dhe te na e rruaj krye kurvi me krye kurverit e majta, ??

  7. Por Belindit nuk i ka mbaruar mandati ne 2019 jo dje qe u kujtua Bashmuti,kjo eshte per tu pare me kujdes,ku ishte lulushi ne gjume?.
    Po forumi i gruas tani i beri zgjedhjet apo i ka kaluar mosha Vokshit ,ky eshte gjumash por nga ata qe shikon endrra si puna gomarit qe po e hante ujku dhe thoshte ishallah jam ne enderr.
    Po te jete burri 45 vjec kryetar partie dhe me me fjalen e tij nuk te leviz as ate shokun vetem ky gomar gjumash Bashmuti mund te jete.
    Po ik o koqe ha ato qe more si sponsorizime ne zgjedhjet e 25 prillit,haj rruga e mbare

  8. “Cilin Berishë të besoj, atë që mbështeti Bashën apo atë që thotë se ai është delja e zezë”?O shpellkare hapini syte nje here ne jeten tuaj salibaniste

  9. O i Paemer i ores 18e57 po ke te besojme Rame imoralin e kryemashtrusin , kryehajdutin .Nuk po e shikoni se edhe ti po e peson nga Rama me rritjen e cmimeve apo je nga ata qe thon edhe bar ham por udhheqja e rilindjes le te vjedhi .Qofsh ti qe je me keto mend

  10. Lulushi i vogel erdhi Dhjetori, vazhdo edhe per pak kohe duke bere poca. Do mbahesh mend si me deshtaku nga liderat e ketyre 30 viteve. Keta te tjeret mut mut po te pakten e ngulen nje gozhde. Edhe mos bej kot si trim se e dime te gjithe qe hekuros perdet te shpia.

  11. Lulushi ka tallur bolet 8 vjet me ju. Sot e kuptuat ju. Apo kur foli sali qamili u ndezet ju. Mire a keq, Luli ka 40% te partis.
    Me ato nr nga 2100 vini ne pushtet.
    Deri ateher, pellsni…. RAMA IK.

  12. Berisha abstenoi për borxhin 750 milionë euro, sot akuzon Bashën për atë që bëri vetë. Ja pse ‘Foltorja’ është lëvizje për të shpëtuar Familjen,shpirgu shpellkare jane fjalet e flutra ackes qe i ka thurur vargje salibanit salih dhe ty mor shpellkar shpirag të ka pelqyer,por sot ti ha mutin tim

  13. Është dëshpërimi kur shikon kush aspiron ta drejtojë, është dëshpërimi ta shikosh ku shkojnë ata që rrezikojnë postet, dhe akoma më shumë, është dëshpërim kur shikon se të rinjtë e PD, janë adhurues të gjësë më të vjetër dhe aktualisht, mbetjes toksike të historisë së PD, që quhet Sali Berisha.

  14. Ça kênaqësie te shohesh këtë parti bastarde drejt shpërbërjes totale! Një ëndërr që bëhet realitet! Faleminderit gjigant, rilinde dhe të djathtën siç si ti!

  15. Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker

  16. I botuan faturën e kafes në Milano, Gjekmarkaj i PD shpërthen për Saliun dhe Shkëlzenin: U pasuruat me vdekjen e të tjerëve, hoteli juaj 12 mijë USD nata, festuat me 70 mijë euro fishekzjarre”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *