• |
ide | kryesore

Kosovë/ 14 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440”, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *