• |
ide | kryesore

Aksident në mesnatë, ndërron jetë një grua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksident me vdekje në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:35 minuta të mbrëmjes së sotme. Dy automjete, një ‘Audi’ dhe një ‘Volkswagen’ janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë ka ndërruar jetë një grua me inicialet Xh. Ç e cila ndodhej pasagjere në automjetin ‘Volkswagen’, ndërsa është plagosur bashkëshorti i saj, drejtuesi i automjetit, P.Ç.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *