• |
ide | kryesore

Mësohet kush është i plagosuri në Bllok, policia ndalon një prej autorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut është Ilir Shkurti. Sipas policisë, i riu ka marrë plagë në këmbë, ndërsa është shoqëruar menjëherë një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia thotë se ka bllokuar një automjet tip “Benz” qe dyshohet se i përket autorëve, pasi mendohet se ka më shumë së një persona të përfshirë në ngjarje.

Njoftim nga Policia e Shtetit

Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH, fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *