• |
ide | kryesore

Dalin shifrat/ 5 viktima të tjera dhe 568 raste me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 568 qytetarë.

Ata janë 299 raste në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 8059 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.

Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 568
Të shëruar në 24 orë 398
Të shtruar në spitale 184
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2659

Testime totale 1,328,650
Raste pozitive 189,125
Raste të shëruara 178,111
Raste Aktive 8059
Humbje jete 2,955

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4181
Fier 841
Shkodër 492
Durrës 481
Vlorë 451
Gjirokastër 366
Elbasan 348
Berat 290
Korçë 235
Lezhë 183
Kukës 111
Dibër 80



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *