• |
ide | kryesore

Gjykata amerikane bllokon urdhrin e Biden për vaksinimin në kompanitë e mëdha

-Instant, Lajme, Planet



Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në kompanitë e mëdha.

Ky urdhër i kreut të Shtëpisë së Bardhës parashikon që të gjithë punëtorët në kompanite private me më shumë se 100 persona duhet të vaksinohen plotësisht ose të testohen çdo javë.

Por gjykata e Apelit deklaron se ka gjetur shkelje të rënda statutore dhe kushtetuese në këtë urdhër, që pritet të hyjë në fuqi në muajin janar.

Aktualisht 5 shtete të drejtuara nga republikanët, Texas, Louisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, si dhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.

Ata e akuzojnë presidentin për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale.



2 Comments

  1. te urtit kuptojn shpejt me mendje te qet i pershtaten domosdoshmerive,largohen nga padrejtesija ne mendime fjal vepra,perqendrohen qe rendimenti te jet me i mall dobija se demi per te gjith thotë:

    vaksinimi ,sipas kesaj nuk ju sherben njerzve por politikes,fillimi i deshtimit,te nano teknologjis ,per kontrollin njerzor,tashme i ka filluar qart,per shum shkaqe,kryesorja nuk ka ,ndergjegje per unitet interesash,sepse mundesit nuk plotsojn interesat,dy gjera mbeten te hapura per boten ose ne ket rrug qe çon ne fundin shkatrrimtar per gjith ose te largohemi nga padrejtesija dhe permes meshires vlerave te permirsojm gjendjen qe kemi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *