• |
ide | kryesore

Zhduket fëmija 2-muajsh që familja afgane ua dha ushtarëve amerikanë në Kabul

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Është zhdukur një fëmijë, i cili u ishte besuar ushtarëve amerikanë në aeroportin e Kabulit në ditët kur mijëra afganë përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya ishin në aeroport më 19 gusht. Të bllokuar nga turma para portave të aeroportit ata ia kishin besuar fëmijën e tyre 2-muajsh një ushtari amerikan.


Por që nga ajo kohë për të voglin me emrin Sohail nuk ka më asnjë lajm.

Prindërit e dëshpëruar ia treguan historinë e tyre agjencisë Reuters me shpresën se do të mund të gjenin ushtarin dhe fëmijën e tyre.

Mirza Ali 35 vjeç dhe gruaja e tij Suraya, 32 vjeç kanë edhe 4 fëmijë të tjerë të moshave 17, 9, 6 dhe 3 vjeç. Ata u evakuuan më pas me një fluturim që fillimisht i çoi në Katar dhe më pas në Gjermani dhe që përfundimisht u ndal në Shtetet e Bashkuara.

Familja tani jeton në bazën e Fort Bliss në Teksas bashkë me refugjatë të tjerë afganë që presin të zhvendosen diku në SHBA.

“Ajo që më intereson tani është të gjej fëmijën tim” – tha Suraya, duke shpresuar se dikush mund ta ndihmojë atë. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu