• |
ide | kryesore

FOTO/ Një foto e murit të vjetër të dhomës: ky është urimi special i Locatellit për ditëlindjen e Del Pieros

-Instant, Sport



Alex Del Piero mbush sot 47 vjeç dhe përmes kanaleve sociale të gjithë ish-shokët e tij të skuadrës dhe lojtarët që sot veshin fanellën e Juventusit i kanë dërguar urimet më të mira. Një në veçanti i dërgoi atij një mesazh special: Manuel Locatelli. Një tifoz i madh i Juventusit kur ishte fëmijë, mesfushori në fakt ka postuar në Instagram një foto të murit të dhomës së tij të vjetër ku ishin ngjitur foto dhe copëza gazetash të dedikuara ish-numrit 10 bardhezi.

“Shumë urime Alex” shkruan mesazhi i Locatellit, që shoqëron story-n e kushtuar Del Pieros dhe që konfirmon deklaratat e bëra ditën e prezantimit, pas kalimit të tij te Juventus. “Të luaja për Juventusin ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Familja ime është juventine, kështu që për mua është një emocion i dyfishtë. Në dhomën time kisha postera të Nedved, Del Pieros dhe Buffon – tha Locatelli – Ata kanë qenë gjithmonë idhujt e mi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *