• |
ide | kryesore

Video/ “Hera e parë që do të luaj në një stadium si Wembli”: Laçi premton betejë në Angli

-Instant, F1, Sport, Video



Qazim Laçi ishte një nga mungesat e rëndësishme të kombëtares në tetorin e hidhur vetëm për shkak të humbjes në Tiranë me Poloninë, por që ka kondicionuar shumë diskutimin e kualifikimit. Tani mesfushori e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të hedhë kandidaturën për një vend titullari në Angli: “Ndihem shumë mirë tani. Kisha një dëmtim, e kalova shpejt. Jam shumë i motivuar që erdha këtu dhe ndihem çdo herë krenar që vij me ekipin Kombëtar. Dhe po pres me shumë shpirt e zemër për ndeshjet”.

Të luash në Wembley nuk është nga ato gjëra që ndodhin shpesh në jetë e aq më tepër nëse barin e shtëpisë së kombëtares ku është shpikur loja nuk e ke shkelur kurrë më parë. “Të luash me Anglinë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë, por edhe ne do të përgatitemi shumë mirë, të marrim një rezultat dhe e kemi treguar veten tonë në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, të vazhdojmë të japim maksimumin në këto dy ndeshje. Do jetë hera e parë që do të luaj në një stadium të tillë si Wembli. Kur vij me Kombëtaren emocionet janë të forta dhe jemi shumë të lumtur kur jemi këtu”.

Laçi në mesfushë do të luajë për një vend në treshen e qendrës me Ramadanin e Bajramin, në kohën kur Bare e Gjasula duken të sigurtë në start. Kjo varet sigurisht edhe nga mënyra si tekniku Edoardo Reja do të zgjedhë të përballet me Tre Luanët, me lojtarin në bazë të trekëndëshit ose në majë të tij: “Unë ndihem mirë aty ku mendon trajneri të më vendosë – tha Laci – Trajneri i bën zgjedhjet dhe jep formacionin. Konkurrenca e ekipit në këtë nivel që kemi arritur dhe me këtë kombëtare që kemi tani është shumë e madhe, është rritur konkurrenca mes nesh dhe kjo është diçka e mirë për ne. Në skema të ndryshme të trajnerit, lojtarët janë përshtatur”.

https://youtu.be/vXuayxwWXyg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *