• |
ide | kryesore

Trendi më in i këpucëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Një stil i papritur i këpucëve po fiton një terren të fortë. Ekspertë të modës thonë se është një nga tendencat e ardhshme më të mëdha të këtij sezoni.

Karrie Meiklereid, drejtoresha krijuese e The Style Room – një destinacion shumë i kuruar i modës dhe i fokusuar në trendet e reja. Pra, kur ajo thotë se diçka do të shpërthejë, të gjithë janë sy e veshë. Këtë herë, Meiklereid po flet për këpucë (shapka) që kombinojnë modën me funksionin. Njihuni me këpucët ‘brenda dhe jashtë’ (Indoor-Outdoor Shoe). Emri flet vetë. Këpucët për brenda dhe për jashtë, pra mund t’i vishni edhe në shtëpi edhe kur dilni, “lidhen me funksionalitetin”, tha Meiklereid për InStyle. “Është kjo ide që ju mund të vishni këpucët brenda, por gjithashtu të shëtisni qenin dhe të shkoni në dyqan me to.” Koncepti i modës dhe funksionit, arriti kulmin për shkak të pandemisë.

Supermodelet si Bella dhe Gigi Hadid, Kaia Gerber dhe Hailey Bieber janë parë të gjitha me këpucë ‘brenda-jashtë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *