• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Fushë Krujë-Vorë, 2 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, mbrëmjen e sotme. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Mësohet se fillimisht janë përplasur, mjeti tip “Mercedes” me targe AA 699 AR me “Pasatt-in” me targe AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës. Si pasojë janë plagosur shtetasi Ramazan Xeka, këmbësori dhe Blerina Kaçorri pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *