• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, “Toyota” përplas këmbësorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Sipas policisë në në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin  S. T., ka përplausr një këmbësor. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin  e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin  S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *