• |
ide | kryesore

FRPD shpall zgjedhjet për forumin rinor, proces paralel me atë të nisur nga PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka vendosur sot që të shpallë zgjedhjet. Ky është një proces që do të bëhet paralel me atë të nisur më herët nga Partia Demokratike. FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022. Po ashtu, kryesia ka vendosur që të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve.

Kurse, kalendari zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në nivel dege dhe qendror duhet të jetë hartuar jo më vonë se më 30 mars 2022.

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari është autorizuar që të ngrejë grupin e punës që do të drejtojë procesi e anëtarësimeve të reja në forum, si dhe për të ngritur Komisionin Zgjedhor Qendror të FRPD. Kujtojmë se të enjten Belind Këlliçi ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD”, – u shprehe ai.

Këlliçi u shpreh se në mënyrë protokollare nuk do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD. Sjellim ndërmend së Këlliçi ishte kundër kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD./ ABC



4 Comments

  1. Letra higjenike, keni per tu zbythur nje nga nje. Nje merit duhet ti njihet birishes , po ju djeg te gjithe barbona.

  2. Ne statusin e pd eshte e shkruar,ato persona qe jane non grada nuk munde te jene pjese e kesaj partie.Dhe e firmosur vete nga Berisha.

  3. Po kujt i plasi per non gradat e leshit te arapit qe eshte nje m…t i madh e qe ka bo corap gjith boten o injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *