Euforia e kundërshtarëve të përjetshëm për disfatën e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, në pamje të parë, duket sikur është e përligjur. Idhtarët e Albin Kurtit kishin paralajmëruar fitoren në 24 nga bashkitë e vendit dhe e kanë mbyllyr këtë garë vetëm me katër prej tyre. Ata janë shumë larg rezultatit të marrë nëntë muaj më parë, kur u bënë përfaqësuesit e më shumë se gjysmës së popullsisë. Përpos humbjes së Mitrovicës, në raundin e parë, ajo e Prizrenit dhe sidomos dorëzimi i komunës të Prishtinës tek LDK-ja, i ka zhveshur nga mundësia për të ushtruar pushtetin në qendrat e mëdha urbane.
I gjithë ky bilanc negativ duket sikur i jep të drejtën atij konglomerati të madh të përbërë nga politikanë të shkollës së vjetër, nga gazetarë dhe analistë të mësuar të ushqehen në mencën e së shkuarës, pseudo intelektualëve dhe pjestarëve të shoqërisë civile, për të cilët bataku është më i rehatshëm se ndryshimi, të shkruajnë nekrologjinë e revolucionit të 14 shkurtit.
Sipas tyre, Albin Kurti u ndëshkua për iluzionet e kota që ngjalli, ai u dënua për përdorimin e veriut për interesat e tij elektorale, ai dështoi pasi me arrogancën, mungesën e efikasitetit dhe mbylljen brenda një rrethi të ngushtë, i zhgënjeu shumë shpejt ata që besuan tek ai.
Por, përpos kësaj qasjeje që po dominon gjerësisht debatin post elektoral në Kosovë duhen parë edhe disa të vërteta të thjeshta.
Vetëvendosja mbetet në të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme të tetorit 2019, kur në koalicion me LDK-në, Albin Kurti arriti të bëhet për herë të parë kryeministër. Pra nëse Vetëvendosjes i mungon një sasi votash që mori në plebishitin e 9 muajve më parë ato në fakt nuk ishin të sajat. Ajo ishte vota e zemëratës, zhgënjimit, mllefit me kastën e vjetër politike. Ajo ishte goditje kundër degradimit të LDK-së e cila mbeti peng e lolove të tipit Veliu, Hoti, Mustafa. Ajo ishte revoltë ndaj “klanit pronto” që mbënte prej kohësh peng PDK-në.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ne në Shqipëri, këto dy parti ditën të mësojnë shumë shpejt nga shuplaka e nxehtë që morën. Ato e ndryshuan radikalisht drejtimin e tyre. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut rugovistët u tranformuan si nata me ditën. Ata ngritën në drejtim dijen, modernitetin, tolerancën e fjalorit të kombinuar me moskompromisin ndaj parimeve. Edhe partia e Thaçit e largoi hijen e rëndë të komandantëve duke e lënë drejtimin në duart e një figure urbane si Memli Krasniqi.
Pra, opozita kryesore e vendit diti të transformohet radikalisht sipas vullnetit të qytetarëve dhe ajo nuk mund të mos merrte kompesim elektoral për këtë.
Pikërisht ky ndryshim thelbësor shpjegon rikthimin e një sasie votash në drejtim të opozitës. Nëse duhet një shembull për këtë tezë, ai gjendet kollaj. Në Gjilan, ku LDK-ja u paraqit sërish me një figurë të së shkuarës, Lutfi Hazirin, fitoi sërisht Vetëvendosja, kurse në Prishtinë, ku Përparim Rama u shfaq si një gjetje befasuese, rugovistët e prekën në mënyrë normale suksesin.
Ky spastrim radikal i klasës politike, i cili gjenezën e ka tek fitorja e revolucionit të 14 shkurtit, të cilit i priu Vetëvendosja, solli një përmbysje të madhe në skenën politike kosovare çka u duk qartas edhe në këto zgjedhje. Efekti i tij kryesor është se ndryshe nga nëntë muaj më parë, këtë herë, beteja nuk ishte mes të mirës dhe të keqes, por mes normalitetit të alternativave të ndryshme. Ky është shpjegimi më pranë të vërtetës, i asaj që ndodhi këtë të dielë dhe që arsyeton faktin se përse kjo garë nuk u perceptua sërish me mendësinë e një referendumi plebishitar për të çuar “KREJT” votën në një vend të vetëm.
Pikërisht nga kjo pikë duhet të fillojë edhe reflektimi i asaj që ndodhi.
Së pari, Vetëvendosja, që ende ruan shumicën parlamentare për të qeverisur vendin, duhet të kuptojë se nuk mund të sillet më me metoda radikale në një periudhë post revolucionare. Përmbysja e nisur prej saj tashmë ka triumfuar, klasa politike e vjetër ka shkuar në shtëpi duke i dhënë fund së bashku me të edhe gjuhës, metodave dhe vendosmërisë që u përdorën në luftën kundër saj. Partia e Albin Kurtit tani ndodhet përballë sfidës më të madhe që ka pasur që prej themelimit, një dekadë e gjysëm më parë. Sepse ajo nuk ka më monopolin e njerëzve të rinj, të ndriçuar dhe të ndershëm. Çlirimi i partive kundërshtare nga kashenjtë e pavdekshëm, i ka bërë edhe ato njësoj të hapura kundrejt shtresave më të përparuara të shoqërisë. Madje ato janë edhe më të avantazhuara, në këtë garë pastrimi dhe rinovimi, duke pasur në favor faktin e të qenit në opozitë.
Testi real i Kurtit, nga sot e tutje, është të rishpikë vetveten duke mbajtur njëkohësisht edhe pushtetin. Ndonëse qenia në krye të qeverisë të shpie automatikisht drejt autoritarizmit dhe izolimit, ai duhet të tentojë të hapë partinë dike iu kthyer polifonisë së zërave dhe integritetit të personazheve që kishte Vetvendosja para skizmës së madhe me ata që më pas u larguan për të themeluar PSD-në.
Përveç kësaj, pra përpos hapave të vështirë që është i dënuar të ndërmarë, kryeministri i Kosovës ka edhe disa avantazhe nga rezultatet e 14 nëntorit. Fakti që tashmë ai nuk është mbartës i të gjithë pushteteve pjell automatikisht të mira elektorale. Nëse një nga shkaqet e fitores së Albin Kurtit në 14 shkurt ishte se ai u ndesh me njerëz që kontrollonin gjithçka edhe rezultati i garës së kësaj të diele mund të shpjegohet shumë mirë me instiktin popullor për mos e dorëzuar çdo vendimmarrje në të njëjtat duar.
Fakti se dy partitë kryesore të opozitës LDK dhe PDK, do të kenë një pushtet të madh lokal do ti bëjë përfaqësuesit e tyre të matshëm, të kritikueshëm, të gjykueshëm nga publiku. Nëse për disa Albin Kurti nuk është sot në kulmin e sharmit që mbart të qenit opozitar, as Përparim Rama, kur të zhysë duart në kaosin urban të Prishtinës, nuk do të ketë më aureolën e pacënueshme të këtij 14 nëntori.
Pra, loja sapo ka rifilluar dhe ata që parathonë dështimin e pashmangshëm të Vetëvendosjes mbeten si gjithmonë të nxituar. Sepse beteja e vërtetë është tjetër. Revolucioni i Vetëvendosjes solli në skenën politike, Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe Memli Krasniqin, ndërsa tani mbetet të shihet se sa do të jetë në gjendje ta transormojë Albin Kurtin, përballja me kundërshtarë krejt të rinj dhe krejt të ndryshëm.
©Lapsi.al
ZOTI BUSHATI JO VETEM KOL SALLAKU SKYPE MASTUBON LIVE NE SKYPE POR EDHE SPARTAK NGJELA ESHTE KAPUR DUKE SHIKUAR PORN VIDEO HAHA
TE NDERUAR MILIONA LEXUESE TE LAPSI.al MBARE BOTEN, CILI ESHTE ME SURRAT SHEMTUARI NE KETE BOTE -YMER GELBAZA KELLIRA-FRROK CUPI-CARLO BOLJA BOLINO APO KOL SALLAKU SKYPE
OR KY YMER GELBAZA KELLIRA KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR EDI RAMES DHE BABAIT TE TIK KRISTAQ RAMES ME AKUZE PER INCESTE DHE SE EDI RAMA EDHE NJE BUDALLA ME CERTIKATE MJEKSORE ,LLAPEN YMERI MBANTE NE BYTH TE SALI BERISHES,PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUT
KOL SALLAKU SKYPE ISHTE DUKE MASTURBUAR DHE JA DERGOJ NJE VIDEO LIVE SPARTAK NGJELES HAHA HAHA
Ando, sado te perdridhesh ti sic e ke zakon, faktet jane kokeforte. Vetvendosja e tregoji veten qe eshte ne thelb autoritariste e ballkanase ne mendesine e saj revanshiste. I doli boja shpejt. Fatkeqesia nuk eshte zhgenjimi qe solli vetvendosja, zhgenjimi eshte pse kjo toke pjell perhere prijes me tipare bajraktare ?♂️
Duhet force te kundershtosh Serbine, sigurisht qe i duhet sjellja bajraktare sepse eshte krenar dhe nuk e ul koken.
Pirdh Busho, pirdh
YMER IK ANDEJ NFA FRROK CUPI SE ESHTE DUKE TE PRITUR PA RROBA FARE ,E FUTJA KARIN NE BYTH FRROKUT
HAHA HAHA ZOTI BUSHATI JU LUTEM LEXOJE PORT’HALEN TEMA TE YMER GELBAZA KELLIRES
Bravo bushat. si gjithmone fiks. le te hajn mut kto ma siper.
Bushat,
Ka fort shanse qe e njejta gje te ndodhte dhe ne Shqiperi nqs PD’ja do shkeputej nga e kaluara (Berishe e Bashe) dhe gara per lider te behej e hapur. Kjo do ishte menyra me e mire per te rrezuar Ramen.
Po nderkohe ca si ju, vazhdoni t’i shisni te prapmet Berishes – e pastaj ankoheni se fajin jua kane ambasadoret
Sufllaqet e turnit të II
YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES KUR KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES
Sot Lulzim Basha e ka zhveshur “revolucionin” e tij nga ngjyrat e PD dhe e kë lënë Sali Berishën pa asnjë argument politik përse I duhet Kuvendi I 11 Dhjetorit, përveçse si lëvizje kundër SHBA. Si të tillë është I lirë ta vazhdojë. Dhe Hysni Milloshi më 11 Dhjetor e nisi betejën kundër “agjentëve amerikanë” në Shqipëri. Shok partie e ka pasur Berishën.
Shkrim komplet i deshtuar
Une personalisht e kam mbeshtet Kurtin, por ai qe nje zhgenjim total.
Duke filluar me faktin qe ne kulmin e “pandemise” qeveria e tij gjente kohe tu merte me ligjet per LGBTQI+, per martesat e tyre dhe per ti dhene te drejten per te adoptuar femije.
Albini dhe Vjosa e kane perdorur pushtetin per te bere familjarisht xhiro neper bote me leket e Shteti te varfer Kosovar. Etj etj….
Berisha i duhet një parti. Ai nuk e konsideron z.Basha kryetar partie. Kryesinë e partisë njoftoi që nuk e njeh fare. Domethënë ai thotë ‘Unë jam partia, partia ka lindur me mua, do të vdesë me mua.’”