• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk jam unë halli, pengesa apo problemi yt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh se “Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor”, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili është përgjigjur se “nuk ka dy PD dhe as institucione paralele”. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së që vijon me dyer të mbyllura Basha është shprehur se “është shkelur afati i verifikimeve të nënshkrimit të firmave”.

Basha u shpreh se “nuk është ai përgjegjës për hallet e Berishës”, por siç tha “është përgjegjes që demokratet të mos përdoren “mish për top” për interesat e Sali Berishes apo dikujt tjetër”.

“PD nuk vepron me “nëse janë firmat apo nuk janë firmat”. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD.

Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do te jete ne 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka dy PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të pasur institucione paralele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër.

Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave te legjitimitetit qe burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesisë”, – ka deklaruar Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. O Soruc o Llulli nuk e mbron asnji njeri Sali Berishes Sali Berisha le te shkoj ne burg dhe ti sekuestrohen pasurit e familiarve ne se eshte fajtor por me vendim Gjykate jo me thashethemet e Babit Soruc.
    Per kete eshte pergjegjsi e jotja si lider opozitar i falementuar

  2. Po ti lul pse ja ve gishtin ne plag sales.
    Mire qe ja kan fute kollodokun amerikanet. Po ti pse tallesh me te. Apo aq deshe ti, rendesi ka qe shpetove bythen tende. Per bythen e sales nuk do tia dish me.

    1. Sala spo e rruan Ramazanin per nongraten “çokë” Rama-Sorros, perkundrazi ate non-grate do e fuse ne bythe Blinken sic e nxori. Prandaj nuk japin asnje informacion fakt a prove jo shqiptareve por as kongresmeneve amerikane kur ja kerkuan Blinkenit ( Blinken senior eshte nr.3 ne fondacionin Sorros).

      Puna ketu eshte se Luli nuk eshte problemi i Sales, por eshte problemi i opozites qe me nje lider bythqir nuk sheh drite ne fund te tunelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *