• |
ide | kryesore

28-vjeçari i zhdukur prej 1 nëntorit, policia gjen makinën e braktisur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar nga Erseka ka rezultuar i humbur, ndërsa familjarët nuk kanë asnjë kontakt nga ai që prej 19 ditësh. Kjo ngjarje është regjistruar në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë. Nga policia mësohet se i zhdukuri është Sherif Mukaj dhe se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale(kartën e identitet dhe një telefon). Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga SHBA-ja drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Sipas tyre, rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre.  Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve. Sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *