• |
ide | kryesore

Kryetarja e Kuvendit në marshimin kundër dhunës ndaj fëmijëve: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve, ku ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.


Duke folur për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë, por rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.


 

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve.” – u shpreh Nikolla.

3 Comments

  1. Cfare hipokrizie parlamentare. po mbrojne femijet me marrshime ne sheshin Skenderbej.

    Pasi u marrin te drejtat e studimit si kjo ish-ministrja me noten mesatare 5.8 qe i zuri

    vendin nje nzenesje te 10-tave, pasi u lene prindet pa pune, pasi u hedhin gaz helmues brenda

    ne banese ne 5 te mengjesit per tu prishur shtepite, pasi u vene patronazhiste prinderve te tyre,

    pasi i ngopin me gjoba e i vjelin me rushfete per te drejta qe u takojne me ligj, pasi marrin gjith

    pasurite e ketij vendi e per vete bejne jete perrallore e lene femijet e popllit ne skamje, mjerim

    e nen meshiren e krimit e te prostitucionit, bejne marrshim ne shesh gjoja per tu solidarizuar

    me ta. Turp.

  2. “Kryetarja e Kuvendit në marshimin kundër dhunës ndaj fëmijëve: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje” –

    Folën dhe “filozofët” sofistë te PS! Ka ardhur i ligu dhe i poshtri në krye dhe po na jep mend. Deklarata e mësipërme jo vetëm që është paradoksale, por është nje fyerje për viktimat.

    Psikopatet gjithmon do ta ndihmojnë njëri tjetrin, e kanë në gen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu