• |
ide | kryesore

Edhe Meta në “luftë” me Bashën, ripublikon deklaratën e 6 viteve më parë: Ky është i vetmi kryetar opozite që nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kundër Lulzim Bashës nuk është tashmë vetëm Sali Berisha, që po pret shkarkimin e tij më 11 dhjetor, por edhe Ilir Meta. Kreu i shtetit vijon replikat me Bashën pasi ky i fundit ka hedhur akuza ndaj tij si dhe e ka futur në atë që Basha e quan si “Trekëndëshi i Bermudës”. Meta ka publikuar në faqen e tij në Facebook një deklaratë të bërë në vitin 2015. Ripublikimi i kësaj deklarate do të thotë rikonfirmim i atyre që ai ka thënë për Bashën 6 vite më parë.

Deklarata: 

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”



10 Comments

  1. Tani po,te tre muskutieret Berisha,Rama,Meta u bene bashke kunder te keqes qe ka zhytur ne krim e varferi vendi n tone.Basha burim i te gjitha te keqiave.Suksese.

  2. Ja pra trekendeshi i bashkoi me ne fund brinjet e veta. nuk ju le me njeri te livadhisni. Kohet kane ndryshuar o te mjer, sa keq qe nuk shihni dote kaq larg.
    Sukse ne jete qe te treve, qe se kebi kuptuar akoma sa thelle e keni ngren

  3. Po keta i beni gojore njeri tjetrit.
    C paten tani, pse nuk lepihen me.
    Ju beri Ramsi lesh e li. Po vazhdoni vazhdoni e nxirrni pisllikun qe keni ber.
    Rrofsh o Edi Rama, marsh nga ditet e ketyre flliqesirave, vetem per kete qe u ke ber llojit te ketyre.

  4. Lufta e Berishës ndaj Azem Hajdarit, nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner e klloun i politikës

  5. Çudi e madhe
    Meta paska “respektin më të madh” për deputetët e PD e për liderin historik Sali Berisha.
    Po a nuk është po ky Metë që dha urdhër për arrestimin e Berishës kur ishte kryeministër e me një darkë ngjalash, braktisi koalicionin me PD e lidhi koalicion me PS me kryetar Ramën ?.
    Paska bërë mëkatin e madh Basha se paska “sulmuar” jo kryeministrin Rama po kryeparlamentarin Meta.

    E para e punës kjo është një gënjeshtër e trashë sepse Basha nuk ka rreshtur asnjëherë kritikat konkrete për korrupsionin e qeverisë Rama, e ishte këmbëngulja e tij që u miratua ligji i dekriminalizimit që nxorri emra personash me të kaluar kriminale nga PS.
    Së dyti, është Meta që i ka bërë si president Bashës karshillëk politik për të marë ai udhëheqjen e opozitës e është e njohur nga të gjithë “kritika” qesharake e tij për Bashën se “ai të gënjen edhe për orën” që e përmendin të gjithë militantët injorantë të së majtës, njëlloj si shakanë e trashë të Ramës se “Luli fle”
    Me shumë dinjitet e etikë ,edhe pas sulmeve të Metës ndaj tij, Basha e përgëzoi ate për qëndrimin korrekt në mbrojtje të Kushtetutës por si njeri e si politikan, i vuri në dukje ate që është e njohur nga publiku shqiptar që e përmendin Metën me fjalët “dridhe Like”, për kalimet e tij sa herë me PS e sa herë me PD.
    A nuk janë dy personazhe të rëndësishme të LSI që ishte Meta që i mbështeste e që kaluan me qeverinë e korruptuar të Ramës ?
    Mendon vërtetë Meta se shqiptarët e kanë besuar dualitetin qesharak të tij me bashkëshorten Monika se ishte kundër saj e kryesisë së LSI ?

    1. Më tërhoqi vëmëndjen në “foltoren” e Sarandës një “mik i vjetër” i Berishës, që njëkohësisht shprehte adhurimin e madh për te dhe për kriminelin komunist Mehmet Shehu,
      Meta është shprehur gjithmonë publikisht si udhëheqës i PS , ish PPSH.
      Disa nga ish deputetët e partisë së tij janë deklaruar e kanë marë pjesë punlikisht në aktivitetet për “nderimin” e Enver Hoxhës.
      Pothuajse në të gjitha foltoret, pati ish të persekutuar politikë që ja përmendën Berishëa faktin se edhe në qeverisjet e tij e jo vetëm të PS, ata ngelën të diskriminuar dhe ju mohua edhe e drejta e pronës..
      E për çfarë partie “konservatore” të djathtë flet Berisha nëpër foltore, kur një i majtë si Meta e konsideron si mik të ngushtë të tij ?

  6. Ka nje fare te drejte Likja, Lulushi gjithe keto vite kurre nuk i ka kekuar dorheqjen Rames si Kryeminister. Kjo tregon se te dy pine qumesht te cica Sorrosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *