• |
ide | kryesore

Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj

-Instant, 1, Ide

Mania për ta goditur Lulzim Bashën për çdo gjë, shpesh herë pa princip dhe në një mosrespekt të frikshëm ndaj kujtesës kolektive, po i shpie kundërshtarët e tij në një rrugë pa krye. Edhe mbështetësit e Sali Berishës edhe ata të Ilir Metës po e akuzojnë atë për dëmin e madh që i shkaktoi opozitarizmit, fillimisht me djegjen e mandateve dhe më pas me bojkotin e zgjedhjeve lokale. 


Sipas kësaj teorie, duke mos qenë në parlament, opozita u penalizua pasi nuk pengoi dot ndryshimet kushtetuese që i bënë asaj të pamundur daljen në zgjedhje me një koalicion të vetëm. Po ashtu-vazhdojnë ata- mospasja e këshilltarëve apo të punësuarve, në asnjë bashki të vendit, i zhveshi PD-në dhe LSI-në nga një armatë e tërë njerëzish me ndikim, pushtet financiar dhe peshë elektorale.


Sado të mëdha të jenë mëkatet e Lulzim Bashës për mënyrën e squllët se si ka drejtuar opozitën, se si ka dalë me gisht në gojë pas marrëveshjeve me Ramën, se si është zgërlaqur nga ndërkombëtarët, të paktën në këtë pikë, ai nuk ka faj. 

Sot, kur gjithçka ka përfunduar, nuk është aspak alibi të pohosh se edhe faktet konkrete edhe filozofia e të bërit opozitë kundrejt regjimit (se paku kjo është e vetmja pikë ku të gjitha fraksionet opozitare bashkohen për përcaktimin e qeverisjes së Ramës) i japin të drejtë kreut “në detyrë” të demokratëve.

Le të nisim me faktet. Sali Berisha ishte i pari që e kërkoi zyrtarisht dhe me deklaratë publike djegjen e mandateve, pas një seance turpëruese në parlament ku atij nuk i dhanë fjalën. Në arkivat televizive gjendet jo një, por disa deklarata të tij, se prania në kuvend është e kotë, pasi beteja me Edi Ramën nuk fitohet dot me zgjedhje. Pra duke pasur parasysh ndikimin që ai ka tek PD-ja dhe influencën që ushtronte tek Basha, lideri historik nuk mund të shpëlajë duart nga vendimarrja për rrugën radikale. Pak a shumë i ngjashëm është edhe pozicioni i Ilir Metës. Ndonëse ndyshe nga Berisha, ai nuk është shprehur asnjëherë publikisht, madje pas faktit të kryer, në detyrën e tij si kryetar shteti, ka folur kundër këtyre akteve, çdo kush e ka të vështirë të besojë se ai nuk kishte aq influencë në LSI, sa të pengonte partinë që themeloi vetë e që më pas e la trashëgimi tek bashkëshortja, për të dejgur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale.   

Në pranverën e vitit 2019 edhe berishistët edhe metistët ishin të bindur se rruga radikale ishte më e mira. Po të kthejmë filmin pas, ata dispononin tashmë përgjimet audio që më pas ia dhanë gjermanes Bild, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër. Ata tashmë qenë ndërgjegjësuar se loja demokratike kishte marrë fund pasi pushteti i grabiste zgjedhjet me para dhe me banditë. Po ti shtosh këtyre provat e qarta se drejtësia e re kishte filluar të kapej, se si e kishte emëruar rilindja prokuroren e përgjithshme Arta Marku, se si ishte mbyllur marëdhënia e Ramës me oligarkët, të cilët merrnin gara pa tender për të financuar fushatat elektorale, po të shikoje se si po pastroheshin paratë e krimit për të rekrutuar të gjithë narkotrafikantët në shërbim të pushtetit, beteja e barabartë dukej një iluzion.

Opozita nuk e mundte dot, ajo duhet ta përmbyste kryerilindasin dhe kjo përmblidhej më mirë se këkund në sloganin e saj gjatë kohës së protestave: “Në zgjedhje të reja, pa Ramën kryeministër”.   

Me këtë parrullë ranë dakord të gjithë. Mëkati i Bashës nuk ishte dhe as vazhdon të jetë, fakti se vendosi të zgjedhë rrugën e forcës. 

Gafa e tij kolosale, krimi i tij i madh është se ai nuk pati as kapacitetin dhe as burrërrinë, as trurin dhe as zemrën, të qëndronte në lartësinë e misionit që ndërmori.

Opozita nuk dështoi se dogji mandatet apo se bojkotoi zgjedhjet lokale. Ajo humbi realisht në disa pika të tjera. Ajo u mposht kur ndryshe nga sa u premtoi të vetëve lejoi të zhvillohen zgjedhjet moniste, kur dëshmoi se është e shantazhueshme nga një gjysëm serb si Palmer, kur i dorëzoi “paqësisht” bashkitë që drejtonte, kur pati iluzionin se atë që nuk e fitonte dot me molotovë dhe hunj do ia dhuronin në tryezë Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Po! Kjo piruetë idiote është tradhëtia e madhe e Lulzim Bashës. Ky dështim është i mjaftë, jo vetëm që ai të shporrej nga kryesimi i opozitës, por që ti lante njëherë e mirë duart nga politika. Një politikani që dështon edhe me mjetet e dhunës dhe me ato të paqes, duke dëshmuar se asnjërën nuk e bën dot tamam, nuk ka si ti jepet një shanc i ri. 

Ky do të duhej të qe procesi i duhur publik për kryetarin “në detyrë” të PD-së.

Por, ndryshe nga kjo analizë e komplikuar, berishistët dhe metistët kanë rënë në batakun e akuzave të thjeshtëzuara që prekin më lehtë receptorët e mendjeve bazike të militantëve. Sipas tyre Basha e dëmtoi opozitën thjeshtë se dogji mandatet dhe bojkotoi lokalet. Madje disa, më konspirativë, e shpien paranojën në skaj, duke e parë këtë si një plan të parapërgatitur për të përjetëzuar pushtetin e Ramës.   

Dhe këtu e keqja nuk është se po rëndohet Lulzim Basha. Për mënyrën si ka vepruar ai duket se i ka mbyllur llogarinë edhe me historinë dhe me militantët. 

Por problemi qëndron tek fatet e opozitës. 

Le të imagjinojmë për një çast se grupimet që artikulojnë këto kritika marrin në dorë nesër fatet e saj. Le të mendojmë se Basha kthehet në Hollandë dhe betejës me Ramën i prin sërisht një koalicion i Berishës me Metën, që e rrëzuan atë me akuzat se dëmtoi opozitën duke përqafuar rrugën radikale. 

Edhe nëse ndodh, kjo fitore beteje, me mjete aspak të vërteta, rrezikon tu kthehet shpejt në boomerang. Pasi kushdo që të gjendet në krye të opozitës do të jetë i dënuar të përballet me një dilemë: A mposhtet dot regjimi i Ramës me mjete demokratike? A mundet ai përmes zgjedhjeve? A ka më kuptim loja parlamentare, marëveshjet, shpresa se drejtësia e re do të dënojë krimet, iluzioni se mediat “e pavaruara” do investigojë vjedhjet, apo besimi se diplomatët do të arbitrojnë si të pa kapur?  

Të shpresosh se do ti zgjidhësh të gjitha këto së bashku përmes kutisë së votimit, do të thotë të jesh naiv. Prandaj Basha nuk duhet akuzuar se tentoi të dalë jashtë sistemit, por se pati padurimin për tu rifutur, duke e ditur se do ta masakronin brenda tij.

©Lapsi.al

36 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA SI NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL I VJEDHE FOTOT E ARMINA MEVLANIT DHE SHKON E MASTUBON NE ZYRE TE EDI RAMES DHE ZYREN E LAL ERIT thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM THUEJ YMER GELBAZE KELLIRES TE MOS BOTOJ INTERVISTA TE JETES TUAJ PRIVATE POR TE SHKOJ YMERI TE JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE ARDIAN DVORANIT

  2. Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër? Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.”

    1. Regjimi i ju hajduteve bie edhe me protesta te pandaleshme…… dhe Berisha qe ju ben te mbushni breket e ka treguar se di ti ngreje ne protesta, ka edhe kuraje bashke me shqitaret e keqqeverisur nga biijte e kurvave e e mbeshtesin deri ne rrezim qenqeverisjen e tradhtareve hajdute , o i paloqja i vethes se hajduteve…..Prit ’25 -en ti [email protected]

  3. YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER FAMILJEN E EDI RAMES:INCESTI NE FAMILJEN RAMA VAZHDON-GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS-EDI RAMA I QMENDUR ME KARTEL MJEKSORE thotë:

    ZOTI BUSHATI JU KENI KANE PRESENT KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE NE KOQE YMER GELBAZA KELLIREN, A ESHTE E VERTET SE EDHE KUR E ZHDEPEN DRU YMERIN ,KY ZAGAR THOSHTE :GREG U ESHTE I KRISTAQIT DHE JO O EDI RAMES SE EDI RAMA ESHTE I QMENDUR ME KARTEL MJEKESORE

  4. YMER GELBAZA KELLIRA E NXJERR LLAPEN NGA BYTHA E DOKTORIT DHE E FUT NE BYTHEN E PIKTORIT.. thotë:

    KUR ISHTE ALEXANDER VUCIC NE TIRANE,YMER GELBAZA KELLIRA,FRROK CUPI DHE BATON HAXHIU PER TE MBAJTUR NE DISPONIM ALEXANDER VUCICIN JU FUTEN NE DHOME TE HOTELIT JA BENE NGA NJE GOJORE ,BILES YMERI JA FUTI EDHE KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC VETEM E VETEM PER TA SULMUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  5. ZAGARI KRESHNIK SPAHIU EDHE KUR JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES MERR LEJE NGA AMBASADA E SHBA-se NE TIRANE thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM MOS E UL VETEN TUAJ PER TU ULUR ME NJE STUDIO ME BATON HAXHIUN, PO E SHKALLMON ZAGARIN DHE VETEM THOTE -E PARA E PUNES E PARA E PUNES E PARA E PUNES

  6. SONTE NE DARKE KOL SALLAKU SKYPE DO TE POSTOJ NJE VIDEO LIVE DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE-QFAR SURRATI KA ME DAL NE PUBLIKE ZAGARI I TILL thotë:

    JU KUJTOHET KUR KOL SALLAKU SKYPE MASTUBOJKE LIVE NE SKYPE,TANI EDHE SPARTAK NGJELA ME TE NJOJTEN HISTORI HHAHA

  7. Kur flitet per Bashen, m
    te kujtohet ajo shprehja e vjeter: “Ose fol e mba, ose dh*t e ha*. Basha nuk ben asgje ose me mire e vetmja gje qe ka bere, eshte se e ka kthyer opoziten ne nje shpk ku ne futimet qe ka, pjesa e luanit i takon atij. Kjo eshte edhe e arsyeja kryesore qe eshte kapur me thonj dhe ka ngjitur te ndenjurat ne karriken e kryetarit. Sa per goditjen qe i behet Bashes, Bushati ka te drejte ne parim, por duhet kuptuar se parimet vlejne pak ne pjrsen injorante te njerezve qe fatkeqesisht perbejne shumicen. Ndersa lehtesimi i fitores se trete te Rames, natyrisht qe ka filluar me djegjen e mandateve. Normalisht Basha (atij i mbetet sepse ai ishte ne krye te opozites), duke futur ne lista njerez pa piken e vleres dhe qe shiten per nje xhiro me yacht, ia lehtesoi shume punen Rames per mandatin e trete dhe kjo as qe mund te vihet ne diskutim. Ajo qe nuk thote Bushati, eshte se ne maj po pergatitej nje koalicion me baze te gjere dhe Berisha me Meten ishin kundershtare te kesaj ideje. Kjo eshte edhe arsyeja e vertete se pse u godit Nerisha nga Blinken. Nga ana tjeter edhe nese ishte Berisha ai qe dha idene per djegjen e mandateve, Basha u tregua nje lider pa b*the. Ose do duhej ta linte menjane Berishen, ose do duhej ta radikalizonte situaten pa kthim. Ai nuk beri as njeren dhe as tjetren dhe ketu “ylli” i tij politik u shua pergjithmone. Pavaresisht se ndenji kryetar i opozites, pavaresisht se u rizgjodh kryetar i PD me menyrat e tij te cilat ia kritikonte kundershtarit. Sharmi i Bashes pas 25 prillit, ishte nen zero. Ne konkluzion mund te thuhet se Basha nuk doli nga sistemi, ose u rifut shpejt ne sistem sepse nuk ka qene ndonjehere jashte sistemit korruptiv. Por tani Basha i perket te shkuares dhe PD duhet te shikoje nga e ardhmja.

  8. Dy filma beri Hollivudi per familjen Berisha,e kush e rruajti?
    Iku Trebicka ne boten tjeter,po Berisha family rri stoike.
    Keto analiza tip pazari jane koti fare.
    Dalja e Metes ne publik tregon shkaterrimin e shtetit qe duan Berisha dhe Meta.
    Te shohim cdo beje Rama.

  9. Krizë Lidershipit në PD.
    Aftësia e lidershipit për t’i ndihmuar njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre, është absolutisht thelbësor. Dështimet e lidershipit janë gjithmonë për të ardhur keq, por shumë më tepër kur gjendemi përballë një krize. Kriza e lidershipit të PD po evulon rezikshëm,të dy lidershipët e PD, Berisha e Basha në kohë të ndryeshme kanë dështuar në mënyrë të shëmtuar në drejtimin e PD. PD u krijua nga trauma e përbashkët disproporcionale që rregjimi komunist ushtroi mbi popullin shqiptar, e u mbështet nga shtresa shoqërore të majta e të djathta duke krijuar një konfiguracion të çuditshëm të brishte e delikat, komunistësh, nacionalistësh, djathtistësh e një bollëk përkatësie botëkuptime të tjera personale. Berisha një mëndje e vetëdijshme, shfrytëzoi konsensusin antikomunist të shoqërisë e në një ambjent bindjesh e botkuptimesh të pa qarta u afirmua si “lider” që bëri të mundur bashkimin e kësaj turme laramane. Por me kohë në PD “boshllëqet” janë zgjeruar shumë. Berisha me paaftësinë për të menaxhuar situatën në të cilën Shqipëria e gjeti veten pas rënies së komunizmit, me mos dëshirën për korrigjimin e traumave që la komunizmi, në të gjitha fushat e në veçanti në shërimin e thellë psiko-emocional,e diskriminimit politik, krijoi “gropa” të thella mosbesimi e kritike, te pasuesit të tij. Konsensusi antikomunist sot është një flamur muzeale.
    Të dy reaguan me hipokrizi gjatë prolemeve që patën si lidership me “komunitete të imagjinuara” ish të përndjekurit politik, ish pronarët e të tjera shtresa shoqërore të persekutuar nga regjimi komunist, jo duke i informuar dhe edukuar militantët e votuesit e tyre, por duke mohuar prolemet e duke fajsuar të tjerët, Rramën, Sorosin etj. dhe nuk u përballën me zgjidhjen e krizës së tyre si lidership plotësisht të dështuar e të pabesushëm. Të dy nuk arritën të kuptojnë se shumica e indetiteteve njerëzore që i mbështetën shpresonin se, ushtrimi i pushtetit, duhet të ketë vlera pozitive për shoqërinë. E kundërta ka ndodhur ata mendonin vetëm për sa i përket pushtetit ndaj të tjerëve e pasurimin vetjak. Dështimet e Berishës si lidershipit në të kaluarën, e më tepër sot kur gjendet përballë një krize ligjore e morale janë për të ardhur keq. Berisha në “foltoret” e tij po përpiqet të krijojë pseudorealitete ku mund të rigjejë veten. Po shohim në foltore e studjo TV disa ish ministra e fuksionar partie të dështuar e koroptuar që mundohen me sforcë të madhe të restaurojnë mitin e liderit Berisha, duke u munduar të ribashkojnë copat e thyera të mitit të tij për të krijuar figurën e mitizuar e adhuruar të “perëndisë së pavdekshëm”, në fakt po shohim restaurimin e një “perëndie” të plakur,të lodhur e në kufirin e skrizofenisë, që s’të çon gjëkundi.Modeli politik “berisha” duhet refuzuar. Buda ka thënë: “është njerëzore pikëllimi për vdekjen por të mençurit nuk pikëllohen, pasi kanë kuptuar natyrën e botës.”

    1. Asrit
      Ja paske bërë me detaje analizën e “lidershipit” opozitar të djathtë, duke ja mveshur të gjitha të këqijat e tranzicionit atyre.
      Veçse janë të “pa aftë për pushtet” sipas teje, , si Berisha edhe Basha e paskan pasur hallin vetëm për tu pauruar vetë.
      I ke kursyer liderët socialistë, si Metën edhe Ramën nga akuzat e përdorimit të pushtetit për tu pasuruar, ndonëse për ta ka fakte flagrante.
      Sa i takon akuzave për pasurim të paligjshëm, le ti marim që të katër liderët në analizë.
      Berisha, ndonëse ka bërë gabime të mëdha si lider politik i së djathtës, edhe sot e kësaj dite jeton në apartamentin ku ka jetuar para 1990-ës.
      Basha gjatë kohës që ishte i punësuar si jurist në Hollandë nga OKB, kishte një rrogë pesë fish më të lartë se paga edhe e kryeministrit.
      Pra nëse ai sot jeton në Shqipëri në një apartament komod, këto para për tablerë ate kanë ardhur nga paga e Hollandës e jo paga si ministër e aq më pak si kryetar opozite.
      Meta i ka provuar të gjitha funksionet më të larta shtetërore, kryeministër, kryetar parlamenti e president., por ka qenë gjithmën lider i një pakice partiake e ka bërë rolin e xholit në qeverisje.
      Nuk e di se ku e si ka banuar ai para 90-ës, por sot njihet si një ndër politikanët më të pasur.
      Ndërkaq, më i akuzuari nga të tre të tjerët për pasurim korruptiv është Rama, jo vetëm si ministër kulture e kryetar bashkie,apo kryeministër, por edhe pa asnjë funksion partiak apo shtetëror.
      Ka akuza të përmëndura edhe nga politikanë të lartë të Bundestagut gjerman, se ai ka shitur në Paris e gjetkë ikona të vjedhura..
      Duke lënë mënjanë kryetarllëkun në bashki për të cilën është akuzuar për të famshmin 20% bakshish për leje ndërtimi, edhe pa u bërë kryeministër , OSBE ka deklaruar se ai ka fshehur mbi 200 milionë euro në bankat ofshore.
      Është fakt që ja kanë përmendur edhe studentët në demostratat e tyre të fuqishme, se një vit pasi u bë kryeministër, ndonëse kishte të deklaruara zyrtarisht vetëm 3 mijë euro në bankë, ndërtoi kullën e tij të famëshme në Surrel, për të cilën asnjëherë nuk u skjarua kostoja e saj.
      Në të gjithë komentin tënd o Astrit, po e përsëris se ti nuk i permend fare dy liderët socialist, Metën e Ramën por meresh vetëm me Berishën e Bashën.
      Këta të fundit edhe mund të kritikohen pasi nuk kanë bërë aq sa duhet politika të kjarta të djathta, ndonëse janë përfaqësues të së djathtës, por çfarë mund të thuash për politikat e “socialistëve” Meta e veçanërisht Rama, që në retorikë paraqiten si socialistë që kanë si bazë të ideollogjisë së tyre luftën kundër “kaçitalistëve” e faktikisht lidhjet e tyre i kanë pasur me biznesmenët më të korruptuar që jjo vetëm janë përceptuar si të tillë, por edhe janë akuzuar edhe nga institucionet perëndimore të sigurisë si bosë të mafies shqiptare të drogës ?

  10. Urime Bushat,edhe shoket e ridhjerjes po te lexojne.
    Arrite numrin rekord te klikimeve te portalit tend “Lapsi.al”,me mdihmen e ripjerdhsave.

  11. Bushat, në fakt Foltoret dhe sjellja më pas e Bashës tregon se ai është një skuth, ju biles keni edhe një shkrim të Avenir Pekës të botuar dje që jep fakte tepër të rënda për Bashën, kështu që ndonjë artikulim i tepruar i ndonjë mëkati si djegja e mandateve nuk është asgjë para dëmit që i ka shkaktuar Basha jo vetëm PD, por gjithë shqiptarëve.

    Shkrimi yt është si të kërkosh qimen në vezë.

  12. REZART TACI BERI NJE GABIM TE MADHE ,SE E LESHILJ TE GJALLE YMERIN,DUHET TJA KEPUSTE BOLET SE NA QELBI YMERI DUKE MASTURBUAR NE VENDE PUBLIKE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA PO MASTUBON NE VENDE PUBLIKE ZAGARI

  13. Po mire o eunuker me salen 5 do merret pushteti, me mbeshtetesit e foltores do fitoni zgjedhjet e mafiozit Rama. Harruat rezultatin e 2013s, kur sala I vetem bente takime jo mitingje se as ishministrat sia varnin me. Kur shoh foltoristet qe jane dhe deputete bindem qe basha ska pas asgje ne dore perfshi listen e deputeteve vetem dredhjen e zinxhirit. Nder te pakta analiza qe bie dakord dhe mos u nxehni shume per salen ju memorie-shkurter alias fugiste qe shkruani si demokrate te indinjuar ndaj bashes.

  14. refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.

  15. Dakort Bushat. Vetem se duhet theksuar qe gjithsesi PD del e humbur, si me Bashen ashtu edhe me Berishen. Nuk ka rruge tjeter per PD vecse te gjeje nje kryetar jashte Berishes apo Bashes. Kjo zgjidhje duket mjaft larg. Prandaj e gezofshim “mbretin me poture”……..

  16. Ja dhe nje shembull i shkelqyer nga Bushati, sesi Mjeti kthehet ne Qellim !

    Hajde ia fusim nje revolucion – bejme nje 97’te tjeter qe te sjellim Salen ne pushtet. Se tashme eshte mireprovuar qe kalamajte e Sales vjedhin me mire se Rama e te tijte.

    Pas kesaj do ja fusi dhe Rama nje revolucion tjeter, se patjeter do arrije ne perfundimin qe me Salen nuk behen zgjedhje e djegja e pushtetit eshte e vetmja zgjidhje.

    Pas ketij revolucionit te fundit ama, nuk do kete nevoje per tjeter – se ne zgjedhje do marrin pjese vetem te zgjedhurit. Bushati ndoshta do abstenoje kurse te tjeret o do ja kene mbathur nga Shqiperia, o do kene lene kockat per nje te ardhme me te ndritur.

    Keshtu vete muhabeti kur, si puna a Bushatit, demokracine e ke mesuar ne komunizem.. !

  17. Berisha flet tani për afera të Bashës për Toyota Yaris me para të ndara me Taulant Ballën, flet për dosjen ruse të lobimit të Bashës, i kujton zgjedhjen kryetar bashkie në 2011-ën si ja ndryshuan rezultatin Ramës sy për sy. Dhe të gjitha këto përveç se adresohen si shantazh ndaj Bashës në fakt nxjerrin zbuluar sesi këta personazhe fshehin krime dhe akte abuzive me pushtetin. I fshehin nën mëngë dhe i përdorin për shantazh. Por ndërkohë që shantazhojnë edhe veten e zbulojnë. Aq shumë i shtyn dufi dhe inati shpirtëror ndaj njëri tjetrit sa po bëjnë autogola fatale me pasoja edhe penale duke pranuar se kanë fshehur dhe fshehin abuzime me pushtetin, favorizime me heshtje, veprime e mosveprime.

  18. Mund ta kete thene berisha ate qe thoni ju per parlamentin, po ne cfare konteksti e ka thene. A mos ka qene kjo nje loje e rames duke pasur mbeshtetjen e bashes per te shpene pd ne kete veprim? Pastaj ata te pd-se para se te dilnin kane bere nje marreveshje me dike, kane mare nje garanci. Mos valle dhe ketu ka nderhyre basha duke u bere mburojen e rames dhe duke sabotuar veprimet. Fundja po ta shikosh bashen gjate gjithe ketyre viteve ka qene vetem nje amortizues i mllefit popullor ndaj soros-rilindjes.

  19. Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

    Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

  20. Në 13 korrik 2021, vetëm dy muaj pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argita Berisha, e bija e Sali Berishës, ka blerë një tjetër vilë në Gjirin e Lalzit.

    Nuk deklarohet sipërfaqja e vilës, por vetëm vlera 155 mijë euro e saj, një vlerë e ulët për tregun e zonës. Shtëpia e re ka kaluar në pronësi të të dy bashkëshortëve.

    Kjo lëvizje në pasuri reflektohet në deklaratën e pasurisë që Sali Berisha ka dorëzuar në ILDKP pas betimit si deputet në 10 shtator 2021.

  21. Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

    D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan

  22. Duke marrë shkas nga ngjarjet e javëve të fundit, kur Berisha, i trembur për fatin e tij, është vënë në lëvizje duke synuar të vijë në pushtet përmes një “revolucioni paqësor”, por që në fakt rrezikon të rikthejë në Shqipëri dhunën, frikën dhe kaosin,Ymer salihu po pret shishen e shurre,Vrapo o shpellkar

  23. Berisha eshte bere Don Kishoti i madh i shekullit XXI: qe vete ai qe hapi gjyq kunder Departamentit te Shtetit Amerikan ne Paris per shpalljen e tij “Persona NONGRATA”. Normalisht, Kryetari i PD, Lulzim Basha e pazulloi nga Grupi Parlamanter i PD deri perfundim te Gjyqit te Parisit. Por S.B.ne vend qe te mbroje dinjitetin e tij ne Gjyqin e Parisit sulmon Kryetarin e PD Lulzim Basha, i cili e largoi nga grupi i tij parlamentar “deri ne perfundim te Gjyqit te Parisit”.. Pse nuk duron Doktor Mortja sa ta fitoje gjyqin e pastaj te kthehet triumfator ne grupin parlamentar te PD dhe ndoshta edhe ne krye te saj????!!!

  24. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

  25. Nuk dinë se ku të mbështeten dhe cilin të mbështetin, pasi loja është zhbërë, letrat po hapen keqas dhe trekëndëshi i përplasjes, në fakt i së keqes është kundërvënë ndaj njëri tjetrit. Meta është sozia lësëiste e Berishës, Berisha është sozia demokratikase e Metës, Basha ishte pinjolli i dashur i Berishës dhe miku lakmitar i Metës e tash është armiku i tyre; Rama rri mjeshtërisht larg rrjedhës dhe hedh ndonjë gur në ujë, rreth të cilit për ta nxjerrë sillen 100 vetë e nuk e nxjerrin dot.
    Tasi mos harro shishen e shurres se salihut,pije qe te kesh sukses ne jete o shpellkari salihut

  26. Ata që ndeshen nuk janë studentët e dhjetorit 1990, përgjithësisht idealistë dhe nga familje të varfëra, por milionerë, afaristë të politikës, oligarkë politikë, pronarë të shumëfishtë pronash të grabitura, mizantropë dhe, jo pak herë vartës të shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë. Janë një grumbull ish ministrash, në tre krahët, berishistë, metistë e bashistë, që i kanë hipur mbi qafë këtij vendi dhe që synojnë ta sundojnë deri në ditën e fundit të jetës së tyre, duke e gjakosur, marrë rrëshqanë, përdhosur dhe përdhunuar.

  27. Aksidenti me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën: Ishit me shpejtësi, asnjë mjet s’lëvizte kundravjatje në korsi

  28. Në një rast të tillë, nga spitali i traumës në fillim dhe pastaj në të gjitha foltoret e tjera në vijim, në studio televizive apo rrjete sociale, ai do të shpërthente me stilin e tij të pandryshuëshëm.

    Do të shpjegonte me patos se, i tmerruar nga uragani i fitores së demokratëve, boshti i së keqes, pengkryetari dhe kryeministri pengmarrës, bashkë me Sorosin dhe Vuçiçin, mafien vendase dhe atë ndërkombëtare, kishin organizuar atentat ndaj Sali Berishës.

  29. më shumë se sa e dëshiron, e mendon realisht që atë dikush duhet ta vrasë. I kapluar nga paranoja e njeriut që ka plot gjynahe për të larë, ai mendon se vërtet dikush në këtë vend, e dëshiron vdekjen e tij.

    Këtu nuk është se gabon shumë, pasi ka mijëra vetë që e duan të vdekur, por problemi është se të gjithëve atyre që u ka bërë keq, mendojnë se tani ndaj tij po vendoset drejtësia, duke filluar nga damkosja e përjetshme si hajdut familjarisht, dhe epitafi si minues i demokracisë dhe drejtësisë në vend.

  30. Berisha po mbronte Metën, për të mbrojtur pushtetin e tij, pasi 4 votat e Metës mbanin në këmbë qeverinë e Berishës që nga shtatori 2009.

    Vetëm anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, nuk iu bind sinjalit të Berishës. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës. Për këtë arsye, Dvorani u shpall armik, u liçua dhe u sulmua egërsisht nga Berisha dhe Meta për 9 vite me radhë.

    Në shkurt 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pikërisht Ardian Dvoranin në listën e 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu