• |
ide | kryesore

Kush është mashkulli që do ti bashkohet sot Big Brother

-Instant, Paparazzi, Slider

Një tjetër banor pritet t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother Vip. Bëhet fjalë për Vigan Shehu. Ai është mjaft i njohur me formatin, pasi ka qenë më parë pjesë e Big Brother 6. Sipas Prive.al, Vigani ka qenë sot në ambientet e Top Channel, për t’u njohur me vendin ku do të qëndrojë.


Ndër të tjera, Vigani është vëllai i këngëtarit të njohur Valon Shehu dhe vazhdimisht është përfolur për paraqitjen e jashtme.


Kujtojmë që javën e kaluar shtëpisë së Big Brother Vip iu bashkuan edhe dy banorë të tjerë, Antonela Berisha dhe Meridian Ramçaj, ndërsa ishte Kledi ai që u eliminua nga publiku. Këtë javë në nominim janë Einxhel, Beniada dhe Beatrix dhe njëra nga vajzat do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Situata në shtëpi ka qenë disi e tensionuar këto ditë, pas puthjes së shumëpritur të Sarës dhe Pajtimit. Jo të gjithë banorët e pritën mirë diçka të tillë dhe mbi të gjithë ishte Fifi ajo që reagoi shumë ashpër. Këngëtarja i tha Sarës se ajo po luan me Pajtimin dhe madje ngriti edhe tonin e zërit. Pas kësaj Sarah u ndje keq dhe filloi të qante, por vajzat u sqaruan më vonë dhe tashmë situata është me qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu