• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur rrëfen abortin: Jam në shok

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur, Jessie J ka ndarë së fundmi një lajm të hidhur me fansat e saj.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram,këngëtarja ka publikuar një foto me test të shtatzënisë në duar dhe ka treguar se kishte “vendosur të lindte një fëmijë vetë” por kur shkoi në skanimin e tretë i thanë se “nuk kishte më rrahje zemre. ”“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht, por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë. Dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të kaluar koncertin pa u prishur…pasi shkova për skanimin tim të tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre.Këtë mëngjes. Ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë. Unë në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po shmang pikëllimin apo procesin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë. Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anulojë atë. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj kur isha e re nga gëzimi, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë sipas mënyrës time”, shkroi Jessie J në postim.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *