• |
ide | kryesore

Video/ “Një faleminderit e ëmbël”: Dhuratë Irlandës se ndali Italinë, ja cfarë fshihet në pakon e Yakin

-Instant, Sport



Ndalimi i Italisë kampione Europe, në 0-0 në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ishte një vepër që meritonte një dhuratë. Kështu që këtu trajneri zviceran Murat Yakin vendosi t’i dërgojë Federatës së Irlandës së Veriut një kuti plot me çokollata: “Një falenderim i ëmbël po vjen”. Me rezultatin në Belfast, në fakt kombëtarja e Zvicrës rrëmbeu kalimin direkt për Botërorin e Katarit 2022. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Yakin përgatit paketën teksa këndon “Sweet Caroline”: “93 minuta pa pësuar gol kundër Italisë, kampione e Europës në fuqi, janë 9.3 kg çokollatë zvicerane për Irlandën e Veriut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *