• |
ide | kryesore

‘Brit Awards’ heq disa kategori, fansat kërkojnë bojkot

-Instant, Paparazzi, Slider



‘Brit Awards’ është  kritikuar së  fundmi për shkak të vendimit për të hequr çmimet tradicionale “Këngëtari më i mirë i vitit” dhe “Këngëtarja më e mirë e vitit” për herë të parë në historinë e tij.

Organizatorët  e eventit kanë deklaruar se ky vendim ishte një përpjekje “për të qenë sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të rëndësishëm që të ishte e mundur”, duke lejuar kështu që të ketë çmime edhe për persona të pacaktuar në gjini. Mirëpo kjo gjë nuk u ka pëlqyer   disa fansave të cilët kanë bërë thirrje për një bojkot të shfaqjes së vitit të ardhshëm.”Brit Awards” do të bëjë që këngëtarët të luftojnë për kategoritë “Artisti/ja më i/e mirë e vitit” në vend të çmimeve “Artisti më i mirë” apo “Artistja më e mirë”.Ceremonia e vitit 2022 do të shfaqë katër çmime të reja, fituesit e të cilave do të vendosen me votim publik – “Artisti/ja më i/e mirë alternative/rock”, “Artisti/ja më i/e mirë hip-hop”, “Artisti/ja më i/e mirë ritmik” dhe “Artisti/ja më i/e mirë R&B”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *