• |
ide | kryesore

Lobimi me para ruse, Berisha sulmon ashpër Bashën: Je i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha nga Foltorja në Kurbin ka hedhur akuza të forta kundër Lulzim Bashës, duke thënë se është i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas tij, Basha duhet të sqarojë dosjen e lobimit në SHBA me Nik Muzin, por dhe dosjen e ‘Toyota Yaris’.

“Zoti Basha, dil dhe thuaja pak demokratëve për dosjen Nik Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjerat.

A e dini se çfarë ndodhi me dosjen në Apel, jua tregoj unë. Prokurori dosjen Muzin, ku Lulzim Basha nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe i skadoi afati. Thuaju shqiptarëve kush ta bëri këtë nder, pse ta bëri këtë nder Edi Rama.

Por kjo është njëra dosje, pasi dosja tjetër është më e zezë, dosja “Toyota Yaris”. Unë i them ku e mor vesh, ai më tha se më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj.

Më vonë i thonë gazetarët se shkove dhe bërë fushatë në klubin e atyre që sollën paratë me ‘Toyota Yaris’. Vijnë prokurorët belg dhe duan të marrin në pyetje Lulzim Bashën, por u zhduk.

Unë i thash të shkonte dhe të sqaronte. Lulzim, Toyotën o e ndave me Ballën o me krimin, por Edi Rma nesër ikën dhe ti do të përballesh me këto akuza”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Mashtrues. Berisha ben edhe burrin me barre kur e konsideron kundershtar, cka thene per NANO Padrinon, ILIR Floririn, Agron Zemunin. Ky plak moster.

  2. Berishe meshtruesi, Bashes ja mbyll dosjet Rama se eshte peng ndersa Shkelzenit dhe vete Berishes ja mbylle drejtesia e rilindur e Rames se eshte i paster. Ha,ha,ha na dhjeu se qeshuri

  3. Qyfyret e ketij s kan te mbaruar.
    Ky eshte i damkosur nga usa dhe nen hetim.
    Ky akuzon te tjeret. E ka “harruar” fare se ca halli ka.

  4. Nese basha ka ndonje lidhje me kete afer ruse. Lidhjen e ke ber vetem ti. Ti ke qen i lidhur me ta. Basha nuk mirte fryme pa i dhen ti leje.

  5. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

  6. Po me beqe bythqirin gjiknurin evgjit ahmetin nikolla vampiren…etj.
    Ca te bejme, i mban ti ne shtepi? Apo te mbajne ata ty dhe ti ma can karin mua.
    Ky vend eshte psikiatri.
    Ju jeni pacienti me inteligjent.
    Ta fala nga beketi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *