• |
ide | kryesore

Sekretari i PD-së në Elbasan lexon emrat e 272 delegatëve që kanë firmosur për 11dhjetorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka bërë publike dhe lexuar para mediave emrat e 272 të delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, i cili është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mësohet se gjithsej dega e PD në Elbasan ka 409 delegatë, nga të cilët 272 kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Ata kanë vendosur që emrat e tyre të lexohen dhe bëhen publike para mediave me qëllim që lista të jetë transparente për të gjithë.

Kjo nuk është hera e parë që një degë e PD lexon emrat e delegatëve që kanë firmosur për 11 dhjetorin. Edhe disa ditë më parë një përfaqësuese e njësive 3 dhe 6 të PD në Tiranë, ka lexuar emrat e disave prej delegatëve. Lista e të gjithë firmave të delegatëve ndodhet në zyrën e Edi Palokës, në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.



5 Comments

  1. Aksidenti me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën: Ishit me shpejtësi, asnjë mjet s’lëvizte kundravjatje në korsi

    1. Dmth o sufllaqe dylberiste edhe Policia që bëri deklaratën qenka në shërbim të Berishës pra Çuçi i pidhit të Delinës duhet hequr menjëherë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *